Këto fonde do jenë apostafat vetëm për projektimin e sheshit Skënderbeu, që nënkupton, rregullimin e parkingut nëntokësorë, rregullimin e sheshit dhe në vitin e ardhshëm do të konkurrojmë për fonde shumë më të mëdha për realizimin e këtij projekti i cili është vendimtarë dhe krucial jo vetëm për komunën e Çairit por ky shesh do jetë sheshi i qytetit të Shkupit, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
Me 10 milion denarë të parashikuara në buxhetin e rishkuar, Komuna e Çairit, do të fillojë hartimin e projektit për ndërtimin e sheshit Skënderbej në Çarshinë e vjetër i cili pritet të jetë më i madh se sheshi Maqedonia.
Paralelisht me sheshin do të ndërtohet edhe parking nëntokësor dhe nënkalime, ndërsa pjesën tjetër të qytetit do ta lidhë një urë e cila pritet të ndërtohet përballë teatrit popullor.
Këto fonde do jenë apostafat vetëm për projektimin e sheshit Skënderbeu, që nënkupton, rregullimin e parkingut nëntokësorë, rregullimin e sheshit dhe në vitin e ardhshëm do të konkurrojmë për fonde shumë më të mëdha për realizimin e këtij projekti i cili është vendimtarë dhe krucial jo vetëm për komunën e Çairit por ky shesh do jetë sheshi i qytetit të Shkupit, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
Komuna e Çairit në bashkëpunim me policinë do të vendosë kamera në të gjitha rrugët e çarshisë, për të parandaluar hyrjet në këtë pjesë të qytetit që është vetëm zonë këmbësorësh. Ka vendim që të vendosen kamera në të gjithë rrugët e Çarshisë. Diku në tetor do të vendosim shtylla hidraulike në të gjitha hyrjet e Çarshisë, që definitivisht çarshinë do ta shndërrojnë në zonë këmbësorësh dhe do të kontribuon edhe për sigurinë e çarshisë, shtoi Mexhiti.
Ndërsa, rrugë nëntokësore do të ketë edhe në pjesën lindore të Shkupit, që do të kenë daljet kryesore në Kalanë e Shkupit dhe tek kompleksi i Bankave. Një rrugë është vazhdimi i bulevardit Kliment Ohridski, i cili përfundon tek Qeveria, por ai do të vazhdojë në drejtim të Vardarit me urë mbi lumin, me nënkalim në Kalanë e Shkupit e cila do të dalë në rrugën e Plastikave, plotësoi Koce Trajanovski, kryebashkiak i Shkupit.
Këto komente kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe krybashkiaku i Shkupuit Koce Trajanovski, i bënë në fillimin e rikonstruksionit të rrugës Kemal Sejfulla e cila do të përfundojë për dy javë. Projekti kushton 12 milionë denarë.