E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që problemi të jetë edhe më i madh, kompania gjermane e hekurudhave “Deutsche Ban” ka pasur gjatë këtyre ditëve probleme të mëdha me punën e kondicionerëve në trena, duke bërë që dhjetëra udhëtarë të kalojnë orë të tëra në temperaturat prej 50 shkallë Celsius.
Kujdes: Temperatura shumė tė larta nė Ballkan dhe Evropė









Temperatura të larta kanë goditur pjesën më të madhe të Evropës. Kështu që nga Urali në Rusi e deri në perëndim të Gjermanisë njerëzit po përpiqen në mënyra të ndryshme të gjejnë shpëtim nga nxehtësia.

Në rusi femrat në rroba banje po rreziten në parqe, ndërsa shumë po përpiqen të freskohen në fontanat e kryeqytetit rus, ndërsa ngjashëm është edhe në Bjellorusi dhe në shtetet e tjera të Evropës lindore, raporton agjencia e lajmeve AP.

Që problemi të jetë edhe më i madh, kompania gjermane e hekurudhave “Deutsche Ban” ka pasur gjatë këtyre ditëve probleme të mëdha me punën e kondicionerëve në trena, duke bërë që dhjetëra udhëtarë të kalojnë orë të tëra në temperaturat prej 50 shkallë Celsius.

Është shqetësues edhe rritja e numrit të rasteve të fundosjes në Evropën lindore, që vjen për shkak të nevojës për freskim, duke bërë që njerëzit të shkojnë në dete, liqene, por edhe lumenj.

Shërbimi Meteorologjik në Tiranë njofton se sot do të jetë dita më e nxehtë për vitin 2010.

Temperaturat më të larta do të jenë në Tiranë, Durrës e Fier ku termometri do të shënojë deri në 37 gradë Celsius. Temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, 28 gradë, transmeton REL.

Mjekët këshillojnë qytetarët që të mënjanojnë daljet e zgjatura në diell.

Publikuar: 16.07.2010 | 19:37
Lexuar: 684 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime