Anëtaret evropianolindore të BE-së, sipas mendimit të Bankës botërore, deri në vitin e ardhshëm nuk do të kthehen në nivelet e zhvillimit para krizave, me ç'rast "disave prej tyre ndoshta do t'u nevojitet edhe një kohë shumë më e gjatë".
Banka Botërore sot kumtoi se 10 vende evropianolindore, të cilat prej vitit 204 iu bashkangjitën Bashkimit Evropian, sërish po shënojnë zhvillim ekonomik, për herë të parë prej fillimit të krizës globale financiare në vitin 2008.
Këto vende rikupueruan pas pakësimit të prodhimtarisë ekonomike prej 2,1 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2009, dhe në tremujorin e parë të vitit 2010 realizuan zhvillim prej 0,8 për qind, tregoi Banka botërore.
Në raport, i cili zyrtarisht do të kumtohet javën e ardhshme, banka megjithatë vlerëson se ky rikuperim është "i brishtë", transmetojnë mediumet amerikane.