E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burrat terrorizoheshin nga seksi, ndërsa pjesa më e madhe e grave ishin të ftohta. Injoranca në këtë fushë çonte drejt dëshpërimit, ndjenjave të fajit dhe ishte shkaku i martesave të palumtura. Sot gjërat janë shumë më ndryshe
Seksi dhe tabutė








Si kemi dashuruar dikur?

Është interesante ideja që një shkrimtar britanik ka hedhur në letër: si ishim në shtrat gjysmëshekulli më parë, ashtu edhe për temën aq të diskutuar të virgjërisë. Historia e "arkeologjisë" seksuale e trajtuar prej tij ka ngjallur një interes të madh. Romani nis me historinë e dashurisë që kurorëzohet me natën e parë të një çifti të rinjsh. Ishte viti 1962, vit kur minifundet nuk kishin filluar të përdoreshin akoma, ndërsa për lirinë seksuale filloi që të flitej disa vite më vonë dhe romanet me histori dashurie ishin të ndaluara.

Nata e parë e martesës për Merin dhe Andrean, që të dy të rinj, shumë të dashuruar, të dy të virgjër dhe të papërgatitur për të kurorëzuar fizikisht dashurinë e tyre të madhe. Gjithçka do të ishte një katastrofë e vërtetë. Padurimi i tij për të parë trupin e gruas që donte dhe frika e saj për atë çka do të ndodhte. Më në fund, pas shumë orësh dhe vështirësish arritën ta kurorëzonin me sukses natën e parë të martesës dhe të dashurisë. Në këtë vit, bëhet fjalë për ‘68-n, injoranca seksuale ishte e madhe, ndërsa vajzat për edukatë apo traditë familjare martoheshin të virgjëra. Kishte edhe nga ato që në bazë të marrëveshjes me njeriun e zemrës kishin shkëmbyer disa prekje, por gjithsesi ishin të paprekura dhe kjo i bënte ato të ishin më se të kënaqura.

Kishin kaluar vërtet shumë vite që kur biologu dhe seksologu, Alfred Kinsley, publikoi një raport mbi sjelljen seksuale të meshkujve (1950) dhe të femrave (1952) amerikane, duke treguar ato që të gjithë i dinin, por që askush nuk guxonte të fliste: që burrat terrorizoheshin nga seksi, që pjesa më e madhe e grave ishin të ftohta, që injoranca në këtë fushë çonte drejt dëshpërimit, ndjenjave të fajit dhe ishte shkaku i martesave të palumtura. Nga ana tjetër edhe seksologu dhe gruaja e tij kishin qenë të virgjër kur ishin martuar, si Meri dhe Andrea, vetëm se ai natën e parë dhe pastaj për muaj me radhë kishte dështuar, gjë që e kishte bërë gruan e tij të mërzitej shumë. Në fund, të dy kishin gjetur një shije të përbashkët dhe i kishin kushtuar më shumë kohë lirisë dhe fantazisë seksuale. Faktikisht, nëse Eduard do të ishte treguar më i durueshëm, ndoshta martesa e tyre do të kishte funksionuar, por sigurisht që romani do të ishte më pak tërheqës.

Seksi dhe tabutë
Para viteve ‘60, në shumë vende të Europës Perëndimore kishte nisur një revolucion i ngadaltë poshtë çarçafëve. Në vitin 1958 ishin mbyllur të gjitha "shtëpitë" ku meshkujt "e paditur" kërkonin të mësonin artin e dashurisë nga zonjusha të sjellshme, por të shpejta, që si profesioniste të zonja i "viheshin" punës për të arritur çdo kënaqësi. Pas mbylljes së tyre filloi kështu periudha e "zisë" për meshkujt dhe gjithashtu edhe fati i zi për gratë. Kështu, zonjushat, përveç rasteve kur ndodhte ndonjë mrekulli në ditën e parë të martesës, dorëzoheshin shumë shpejt para asaj që ato e quanin "detyrë bashkëshortore" (ose për të sjellë në jetë një fëmijë), ndërsa në mendje hartonin listën e ushqimeve. Sigurisht, për të mos humbur kohën kot.

Dominimi seksual dhe indiferenca e tyre ndaj kënaqësisë femërore apo sigurisë që sipas tyre gratë "çmendeshin" kur i shikonin ata teksa kënaqeshin u dukej e mjaftueshme meshkujve. Në atë kohë, përveçse nga shumë gjëra të tjera, gratë ishin të privuara edhe nga kënaqësia seksuale. Qenë vite të tmerrshme për meshkujt që nxitoheshin në siguritë e tyre, por sigurisht edhe për femrat, që me gjithë vullnetin e tyre të mirë dhe angazhimin për bashkëshortin, nuk e arrinin kurrë orgazmën, atë që "politika" seksuale premtonte. Por të paktën nga një "burg" vajzat ishin liruar, nga ai i virgjërisë, që për shekuj me radhë bashkë me bukurinë dhe rininë kishte qenë vlera e tyre më e rëndësishme, malli i tyre i vetëm i shkëmbimit.

Pastaj vijnë vitet ‘70, kur shumë studente donin të gjenin një shok që do t‘i bënte të çliroheshin nga të gjitha paragjykimet dhe do t‘i bënte ta përballonin më me lehtësi "jetën" e re. Por nuk ishte e lehtë, studentët (meshkujt) të virgjër, edhe pse e tregonin veten si shumë përparimtarë, në këtë anë kishin ngelur pas, pasi nuk donin të bënin figurë të keqe, apo të linin nam në sytë e atyre bukurosheve të brishta. Në vitet ‘50, për shembull, në Britani ekzistonte figura e mashkullit donzhuan, por të "pashpirt", që u merrte mendjen vajzave të virgjëra me lloj-lloj komplimentesh dhe joshjesh, madje duke u premtuar se do të ishin gratë e tyre në të ardhmen. Në fund, pasi merrnin atë që donin mes lotëve, në mënyrë të padenjë dhe aspak serioze, thoshin se nuk mund të martoheshin kurrë me vajza që nuk ishin të virgjëra.

Me gjithë këto premtime, e kaluara sa dramatike aq edhe qesharake, ndryshimet e mëdha, liria seksuale, informacioni maksimal, këshillime me seksologët kudo që ndodhen, një mal gazetash që japin udhëzime, emisione në radio apo TV, revista fermash që flasin për gjithçka deri në detaje, sot seksi duket një mrekulli që mund të arrihet fare lehtë. Por në të vërtetë jo, të paktën sipas asaj që një pjesë e madhe e meshkujve dhe femrave të dëshpërua shkruajnë në rubrikat kushtuar "zemrave". Edhe sot, si 30, 40, apo 50 vjet më parë, seksi vazhdon të ngelet problemi kryesor për shumë çifte. Më përpara trupi nuk dinte, ndërsa tani di, por vazhdon të mos njohë fjalët për t‘i thënë. Pikërisht si çifti i virgjër dhe injorant në këtë fushë: Meri dhe Andrea. (shqip)

Publikuar: 17.07.2010 | 12:35
Lexuar: 1103 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime