E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas burimeve të afërta me ekipet ligjore dhe diplomatët në Hagë, mësohet se në votimet parapake të pesëmbëdhjetëshes, rezultati ishte 8:7 në favor të qëndrimeve që përfaqësojnë Serbinë.
“Novosti”: 8:7 pėr Kosovėn nė GJND?




Në Pallatin e Paqes në Hagë para paraqitjes së mendimit për Kosovën, sipas një njoftimi nga gazeta “Novosti”, është paraqitur një triler i vërtetë. Ajo që është më e rëndësishmja, pas gjithë kësaj rrëmuje, siç shkruan “Veçernje Novosti”, ka sinjale pozitive se vendimi përfundimtar do të shkojë në të mirë të Beogradit.

Sipas burimeve të afërta me ekipet ligjore dhe diplomatët në Hagë, mësohet se në votimet parapake të pesëmbëdhjetëshes, rezultati ishte 8:7 në favor të qëndrimeve që përfaqësojnë Serbinë. Atëherë kur u bë ky votim kishte marrë pjesë edhe gjykatësi kinez, i cili në ndërkohë doli në pension. Raundi i dytë i votimeve kaloi pa arbitrin kinez, kështu që rezultati ishte i barabartë: 7:7. Në atë moment, presidenti i Gjykatës, japonezi Hisashi Owada, nuk deshi ta shfrytëzonte të drejtën e tij të “votimit të artë”, mirëpo, edhe po të votonte, do ta bënte këtë kundër Serbisë, dhe vota do t’i shkonte Prishtinës, shkruan “Novosti”.

Megjithatë, Beogradi pas raundit të parë ka siguruar një avantazh për ‘ta mbajtur frymën më gjatë’ pasi që atëherë u përcaktua se në cilën anë është mendimi i shumicës ku si rezultat u zgjodhën edhe dy gjykatës të cilët, së bashku me presidentin, vendosën rezultatin në letër. Në këtë mënyrë, siç shkruan “Dnevnik”, teksti doli i skicuar pozitivisht për Serbinë. Mirëpo, pas votimit përfundimtar pasoi deklarata e gjyqtarëve për secilin paragraf veç-e-veç. Por, rreth kompromisit të arritur brenda pallatit të Hagës, nuk dihet ende asgjë, por kjo gjë do të bëhet e ditur më 22 korrik.

Nuk dihet as fakti se si votuan cilët gjykatës, mirëpo, siç ka mësuar “Novosti”, disa gjykatës që vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë diskutuar kundër interesave serbe, dhe anasjelltas. (zëri)

Publikuar: 17.07.2010 | 12:51
Lexuar: 340 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime