E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banka u ble nga “Raiffeisen International” në vitin 2004 dhe është banka më e madhe në Shqipëri me një bilanc total prej afro 2 miliardë Euro.
Ēmimi nga Euromoney




Euromoney, revista lider në botë për bankingun global dhe tregjet financiare e të kapitalit, ka zgjedhur “Raiffeisen Bank” në Shqipëri si “Banka më e Mirë” në vend për të gjashtin vit me radhë. Banka u ble nga “Raiffeisen International” në vitin 2004 dhe është banka më e madhe në Shqipëri me një bilanc total prej afro 2 miliardë Euro. “Në 2009 ‘Raiffeisen Bank’ forcoi pozicionin e saj të liderit në treg nëpërmjet një kombinimi të rritjes organike dhe shkurtimit të kostove”, thotë revista prestigjioze “Euromoney”.

“Ne jemi shumë krenarë që revista e mirënjohur ‘Euromoney’ ka zgjedhur përsëri “Raiffeisen Bank” si Bankën më të Mirë në vend dhe kemi shumë besim që do të vazhdojmë të rritemi dhe të përballemi me sfidat e të ardhmes ashtu siç kemi bërë deri tani. ‘Raiffeisen Bank’ në Shqipëri ka treguar rritje gjatë vitit 2009, pavarësisht krizës ekonomike dhe vazhdon të jetë në vend të parë në të gjithë treguesit kryesorë të performancës”, tha Oliver J. Whittle, Drejtor Ekzekutiv i “Raiffeisen Bank” në Shqipëri. (shqip)

Publikuar: 17.07.2010 | 12:54
Lexuar: 336 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime