E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkëpunimi mes dy vendeve, sipas Besimit, është i shkëlqyeshëm. "Shpesojmë se ky bashkëpunim mund edhe më shumë të përparojë", tha Besimi dhe shtoi se një nga qëllimet e Rezulutës për njohjen e Kosovës është pikërisht thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahja e integrimeve evroatlantike.
Bashkpunimi ekonomik Maqedoni-Kosovė





Ministri Besimi dhe afaristë nga Maqedonia në Prishtinë biseduan për mundësitë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik


Mundësitë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Kosovës, tregtia mes dy vendeve nëse realizohet embargoja e paralajmëruar nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia ndaj Kosovës dhe pjesëmarrja e kompanive nga Maqedonia në realizimin e projekteve të përkrahura nga bashkësia ndërkombëtare për zhvillimin e Kosovës, ishin temat e takimeve të ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi me kolegët e tij nga Kosova, ministrin e Ekonomisë Ahmet Shala dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.

Ministri Besimi pas takimit me Shalën dhe Zharkun deklaroi se u bisedua për aktivitetet e deritanishme dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ai shtoi se marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, anëtare të CEFTA-s, duhet të jenë të mira dhe këmbimi mes tyre të mos jetë "shënjestër e disa qëllimeve politike".

"Nëse realizohet embargoja, biznes-bashkësia nuk duhet të lejojë ngecjen e tregtisë", tha Besimi.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, sipas Besimit, është i shkëlqyeshëm. "Shpesojmë se ky bashkëpunim mund edhe më shumë të përparojë", tha Besimi dhe shtoi se një nga qëllimet e Rezulutës për njohjen e Kosovës është pikërisht thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahja e integrimeve evroatlantike.

Këmbimi mes Maqedonisë dhe Kosovës shënon rritje të vazhdueshme nga viti 2004. Ai është rritur tre herë më shumë edhe në vitin 2008. Ka arritur 270 milionë euro.

Maqedonia ka suficit në këmbimin tregtar. Nga Kosova në Maqedoni eksporti në vitin 2008 është 15 milionë euro.

Këmbimi tregtar mes dy vendeve, të cilat janë edhe anëtare të CEFTA-s, plotësisht është liberalizuar dhe pritet në të ardhmen ai të jetë në drejtim të mbrojtjes së investimeve, si dhe të kompanive nga Maqedonia në realizimin e projekteve, për të cilat Kosova fitoi mjete nga bashkësia ndërkombëtare.

Ministri Besimi së bashku me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë, Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë dhe Odës ekonomike të Maqedonisë veriperendimore realizoi takim në Odën ekonomike të Kosovës.

Afaristët shpresojnë në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me ç'rast theksuan se për realizimin e tij nevojitet të lehtësohen procedurat administrative doganore, të nënshkruhet marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe të zhvillohet komunikacioni hekurudhor mes dy vendeve.

Publikuar: 20.01.2009 | 03:27
Lexuar: 563 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime