E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eto është lojtari i parë afrikan, që ka arritur të fitojë Ligën Kombëtare, Kupën Kombëtare dhe Kupën e Kampioneve me dy skuadra të ndryshme.
Heroi me emrin Samuel Eto




Italia, që do të mbajë kupën e botës edhe për disa ditë deri në shpalljen e skuadrës së re kampione të botës, është një vend ku kupa e botës merret shumë seriozisht. Ky vend është i mbushur me klube legjendare, që e kanë shndërruar lojën në një biznes fitimprurës dhe në një nga pikat më të forta.

Këto klube janë në pronësinë e manjatëve ekstravagantë, të cilët i kanë kaluar 50 vitet e fundit, duke ndjellë dhe joshur me para të madhe lojtarët më të mirë të të gjithë globit dhe duke mbajtur gjallë një nga kampionatet më të shtrenjtë dhe më të bukur në botë. Po nga cili vend është sot lojtari më i paguar i Italisë? Ai nuk është nga Brazili apo nga Argjentina, që janë edhe vendet ku ndodhen “plantacionet” e talenteve futbollistike, madje as nga Franca, Gjermania apo Spanja, vende me traditë dhe teknologji të lartë për sa i përket futbollit. Lojtari me pagesën më të madhe në klubet italiane është një djalosh nga Kameruni me emrin Samuel Eto.

Ndryshe nga shumë persona, që janë pjesë e botës së egër e lakmitare të parasë së madhe futbollistike, Eto e ka fituar me djersën e ballit çdo qindarkë. Për tri herë rresht është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit dhe në këtë kupë bote, që po zhvillohet në kontinentin e tij ai ka ardhur si kapiteni dhe “mbreti” i pashpallur i Kamerunit dhe i armatosur me statistika të cilat vetëm ai i posedon: Eto është lojtari i parë që ka arritur të fitojë Ligën Kombëtare, Kupën Kombëtare dhe Kupën e Kampioneve me dy skuadra të ndryshme, duke e arritur një gjë të tillë një stinë pas tjetrës. Ky botëror është shansi që i jepet këtij lojtari me këmbë të arta që të shpalosë vlerat e tij të mëdha.

Publikuar: 17.07.2010 | 14:34
Lexuar: 453 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime