Në ditët e fundit, modeli i fundit i mollafonit ka marrë kritika të ashpra nga Consumer Reports, e njohur ndryshe si bibla e konsumatorëve amerikanë, pikërisht për problemet që kanë të bëjnë me antenën.
'Nuk jemi perfektë, pranoi kompania e Steve Jobs për të gjithë ata që kanë denoncuar mbi mosmarrjen e sinjalit në aparatin e ri. Duke kërkuar falje, kompania ofron zgjidhjen e problemit, gratis. Për të gjithë ata që kanë patur këtë problem, në rast se cështja e sinjalit nuk zgjidhet, Jobs ofron dhe rumbursim të dëmit, në rast se klienti është i pakënaqur.
E ndërkohë Apple ka nisur një fushatë mbrojtëse për ti bërë ballë problemeve me marrjen e sinjalit që ka aparati i ri i saj iPhone 4.
Në ditët e fundit, modeli i fundit i mollafonit ka marrë kritika të ashpra nga Consumer Reports, e njohur ndryshe si bibla e konsumatorëve amerikanë, pikërisht për problemet që kanë të bëjnë me antenën.
Kjo u bë shkak që kompania të shqyrtonte madhe dhe hipotezën e tërheqjes së modelit, që do ti kushtonte 1.5 miliardë dollarë dhe që në bursë ka ndikuar tashmë në aksionet e saj.