E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konfrontimi i rrymave përbrenda islamit,mes tradicionales dhe modernes, ku shqiptarët sipas traditës së besimit të tyre islam, që nga shekulli 15 kur detyrimisht ishin konvertuar në islam atëherë nga Perandoria Osmane, e cila edhe e solli islamin në Ballkan, që nga ajo kohë janë njohur si mysliman me vlera evropiane ashtu siç edhe thoshte ideatori dhe themeluesi i shtetit të Kosovës, presidenti historik dr. Rugova , pasi shqiptarët janë popull autokton në Kontinentin e vjetër të Evropës. Dhe në anën tjetër e ashtuquajtura modernia të cilën po e përfaqësojnë sot njerëz me pantallona të shkurtër deri mbi zog të këmbës, me mjekra si tufa kollomoqi, femra të mbuluara, që burime financimi kanë grupet dhe fondet e ekstremit fundamentalist-vehabist.
Feja e shqiptarit mė nuk ėshtė shqiptaria?







Nexhat HAZIRI

Me duhet të them se thënia apo slogani “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, është një slogan që dikur i ka qëndruar mirë kohës, duke bërë që tradicionalisht shqiptarët ta vënë në rend të parë kombin e më pas fenë, dhe njëherë sikur ishte bërë edhe emblemë e kombit. Si duket tani, është vetëm një frazë e nxjerrë nga një poezi apo thirrje e rilindësit shqiptar Vaso Pashë Shkodranit, e lënë tashmë diku ne librat e harresës, Është fakt se shqiptarët u takojnë tri besimeve , si mysliman, katolik, ortodoks, por ashtu siç është edhe fakt për tolerancën ndërfetare në mesin e popullit shqiptar, e që është për lëvdatë dhe që na bënë krenarë para gjithë botës. Ky slogan apo emblemë “feja e shqiptarit është shqiptari” që dikur kishte forcuar lidhjet mes feve përbrenda kombit shqiptar se atdheu duhet njësoj, pa marrë parasysh nëse je mysliman, katolik apo ortodoks, dhe i kishte mbajtur të bashkuar rreth tij në të gjitha etapat e historisë , e që jo rrallë herë kjo histori ishte e egër dhe tragjike për ne shqiptarët. Por tani në këto kohë dhe zhvillime të reja globale, sikur e kanë venitur këtë thënie, duke vënë në rend të parë besimin fetar e më pas kombin, edhe pse një gjë duhet pranuar se islami apo edhe besimet e tjera nuk janë gjithaq esenciale për ne shqiptarët në Kosovë , por kjo nuk do të thotë se jemi ateist. Dhe kjo u pa më së miri me protestën më masovike deri më tani e organizuar nga disa OJQ, për të kundërshtuar një udhëzim administrativ të Ministrit të Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkollat publike,ku nga liderët e kësaj proteste u dha një mesazh se gjoja myslimanët e devotshëm mund t’i kthehen dhunës për të marrë dhe gëzuar të drejtat që i parasheh libri i shenjtë Kurani, duke e sfiduar rregullimin shtetërorë të Kosovës dhe duke e atakuar seriozisht kushtetutën e vendit, e cila sipas nenit 8, e definon Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Edhe me Kushtetutën e vitit 1990, Kosova shtet neutral ndaj feve

Dhe historia e deklarimit të Kosovës, si shtet neutral ndaj besimeve fetare, nuk fillon vetëm me kushtetutën e 15 qershorit që është derivat i dokumentit të Marti Ahtisarit mbi pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, por këtë traditë, nëse mund të thuhet kështu e gjejmë edhe të neni 76 i Kushtetutës së vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, në të cilin nen thuhet se Bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti dhe janë të lira në kryerjen e punëve fetare dhe të ceremonive fetare. Po ashtu më këtë nen të Kushtetutës së Kaçanikut, bashkësive fetare iu garantohet edhe hapja e shkollave fetare. Por, protestën antikushtetuese e cila mbështeste lejimin e bartjes së shamisë në shkollat publike që po pasohet edhe me veprimet e tjera që kanë të njëjtin qëllim duhet shikuar edhe në një kontekst tjetër. Konfrontimi i rrymave përbrenda islamit, midis tradicionales dhe modernes, ku shqiptarët sipas traditës së besimit të tyre islam, që nga shekulli 15 kur detyrimisht ishin konvertuar në islam të detyruar atëherë nga Perandoria Osmane, e cila edhe e solli islamin në Ballkan, që nga ajo kohë janë njohur si mysliman me vlera evropiane ashtu siç edhe thoshte ideatori dhe themeluesi i shtetit të Kosovës, presidenti historik dr. Rugova, pasi shqiptarët janë edhe popull autokton në Kontinentin e vjetër të Evropës. Dhe në anën tjetër e ashtuquajtura modernia të cilën po e përfaqësojnë sot njerëz me pantallona të shkurtër deri mbi zog të këmbës, me mjekra si tufa kollomoqi, femra të mbuluar, që burime financimi kanë grupet dhe fondet e ekstremit fundamentalist-vehabist. Dhe nuk është tani veprimi i parë ky që pasoi me protesta për lejimin e bartjes së shamisë nga nxënëset në shkollat publike, dhe hedhjen poshtë të udhëzimit administrativ të ministrit të arsimit, që ndalonte bartjen e tyre, por më parë kishim edhe raste të tjera që nuk u trajtuan me seriozitet, siç ishte rasti i hoxhës Kastriot Duka, në fshatin Marinë të Skenderajt, ku vetëm pas një proteste të shoqërisë civile, shteti u detyrua ta dëbojë në Shqipëri, nga edhe kishte ardhur. Mirëpo për veç dëbimit, nuk u bë as edhe një hap nga organet kompetente për të hetuar veprimtarinë dhe rrjedhjen e financave që sipas banorëve të fshatit Marinë, “i dërguari i Allahut” Kastriot Duka, ata i kishte mbajtur edhe “me tamel zogu”. Rasti tjetër ishte sulmi ndaj humoristit Rasim Thaçi- Cima, e që më pas përgjegjësinë për këtë sulm përmes internetit e morën dy të rinj në mbrojtje të islamit. Dhe përsëri patëm një heshtje, dhe fraza bajate si zakonisht nga organet e rendit se hetimet po vazhdojnë. Dhe ky rast tani më kujtoj një deklaratë të një zyrtari të BIK-ut, i cili deklaroi se kush do që lëndon ndjenjat e myslimanëve mund të përballët me sulme të tilla dhe kjo deklaratë hiq më pak e as më shumë nuk është veçse një deklaratë në stilin Taliban, ku gjatë sundimit të këtyre të fundit në Afganistan, ishte e ndaluar jo vetëm humori, por gjithçka që kishte të bënte m artin dhe kulturën.

Interpretimi i Kurani-it sipas nevojave ditore

Ajo që duhet të jetë shqetësuese për gjithë opinionin kosovar ishte deklarata kërcënuese e kreut të BIK-ut, myftiut Naim Tërrnava, i cili në vend që të punojnë drejt qetësimit të emocioneve dhe që qytetarëve në mënyrë racionale t’u tregoj dhe ta interpretojë drejtë Suren 24 të Kuranit, e cila shaminë nuk e përshkruan kushtimisht , por vetëm mbulimin e pjesëve intime, siç është gjoksi për mos ta provokuar seksin mashkull, ai me interpretim të asaj që thuhet në Kuran, sipas nevojave ditore, i ndezi emocionet të një pjesë e qytetarëve dhe futi shoqërinë në një gjendje të frustrimit dhe jostabilitetit me kërcënimin e tij se kërkesën e tij për lejimin e shamisë në institucione publike do ta dërgon edhe në Gjykatën e Strasburgut, dhe në këtë mënyrë ai po bënë një sulm krejt të hapur ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndërsa faktet flasin krejt të kundërtën rreth shamisë, që me interpretim të drejtë të Sures 24, dhe historinë e kulturës arabe, përkitazi me përdorimin e shamisë apo mbulimit të kokës nga femrat, del se është vetëm një kulturë orientale që vënia e shamisë në kokë jo vetëm tek femrat, por edhe te meshkujt gati në të gjitha shtetet e botës islame por edhe të krishterët në kontinentet Azi dhe Afrikë, është më shumë si nevojë për mbrojtje nga rrezet përcelluese të diellit, sesa një obligim fetar që e përcakton Kurani. Është krejt e pa kuptueshme, pse i gjithë ky pluhur tani mbi udhëzimin administrativ të ministrit Hoxhaj, që është mbështetur në nenin 8 kushtetutës së Kosovës. Dhe tani sikur parashtrohet një pyetje. Ku ishin krerët e BIK-ut që për dy muaj që nga aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës me 8 prill dhe deri të hyrja e saj në fuqi më 15 qershor. Pse nuk iu kishte shkuar në mend që të dërgonin ndonjë vërejtje apo mospajtim para se kjo kushtetutë të hyjë në fuqi. Por çfarë në të vërtetë po kërkohet me këto protesta dhe manifestime të ndryshme që po manifestohen këto ditë. Dhe e gjithë kjo ka një shpjegim e që lidhet drejtpërsëdrejti me fondacionet që vijnë nga rrymat e ndryshme të islamit, sidomos rryma e Vehabizmit, që konsiderohet si një nga rrymat më ekstreme të Islamit e që kanë zanafillën nga shtetet islamike, duke gjetur tek ne një terren të përshtatshëm për veprimet e tyre gjoja në emër të ISLAMIT, duke keqpërdorur gjendjen e rëndë ekonomike të popullit tonë dhe indiferencën e shoqërisë kosovare në përgjithësi ndaj këtyre fondeve dhe veprimtarive të dyshimta të shumë OJQ-ve dhe fondacioneve islamike.

Heshtja që më vonë do të vret

Dhe deri sa Evropën e ka përfshirë debate mbi bartjen e simboleve fetare në shkolla e institucione publike, në Kosovë ky debat zhvillohet aty- këtu në ndonjë medium dhe nëpër forume të internetit dhe me pamflete të vendosura nëpër qytete nga ata që përkrahin bartjen e shamisë në institucione publike në Kosovë, sidomos në shkolla. Për dike do të thotë se çfarë i duhet shoqërisë kosovare të ballafaqohet apo të hap këtë debat, kur tani ka punë të tjera më të mëdha, siç është lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën janë katandisur qytetarët e Kosovës, për fajin e qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Është e pafalshme se asnjë nga krerët më të lartë shtetëror të Kosovës, si presidenti, kryeministri, kryeparlamentari nuk i dolën në mbrojtje ministrit Hoxhaj dhe po ashtu asnjë nga krerët e opozitës, dhe kjo tregon faktin se e gjithë kjo heshtje bëhet për shkakun se tashmë kanë mbetur edhe një vit deri në zgjedhjet nacionale dhe me këtë klasa politike në Kosovë po tregon qartë se ata janë të gatshëm të bëjnë aleanca me dreqin, pra edhe me vehabist e fundamentalist, vetëm e vetëm për t’i ruajtur privilegjet e tyre që ju vijnë nga të qëndruarit apo marrja e pushtetit. Por kjo pa dyshim se do ta ketë një çmim, dhe jo me larg se në shtator, ku shkollat që nga fillorja e deri tek e larta do të pushtohen nga nxënëset me shami në kokë dhe njerëzve me mjekra që do të jenë në përkrahje të tyre. Dhe këto nuk duhet kuptuar thjesht si një paragjykim apo edhe paranoizem, por është diçka që është duke u punuar shumë me këmbëngulësi nga grupe njerëzish , sidomos të të rinjve të manipuluar nga qarqet vehabiste dhe ekstremistëve të tjerë, përmes parasë dhe të “mirave” të tjera materiale, dhe ky është vetëm hapi i parë në betejën për ta kthyer Kosovën nga lindja e mesme dhe në një shtet të Sheriatit. Andaj duhet veprim i menjëhershëm institucional e shtetëror, për ta ndaluar të keqen, përndryshe “jeta ka mënyrë të ndëshkimit të atyre që vonohen”, ka thënë Mihajl Gorbaqov, presidenti i fundit i ish-Perandorisë së Kuqe BRSS.

Publikuar: 17.07.2010 | 15:35
Lexuar: 941 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
shaban cakolli (18/07/2010 23:04:12) Devotshmėria,ngulitja e besimit nė fe,bindja si e drejtė e ēdo qytetari nuk duhet tė vihet nė thumb nga askush nga se mė tej shpie nė njė rrezik qė qon nė rrugė pa krye.Ēėshtja kombėtare ėshtė thellėsisht e ndarė nga feja,andaj nuk mund tė kem shtet shqiptar islamik dhe as tė krishter.Shqiptarėt mund tė zhvillojnė adhurimet e tyre lirisht nė shtėpitė e veta dhe objektet fetare,por ata duhet me syqeltėsi thell nė
shpirt e zemėr tė ruajnė kombėtaren ndryshe do tė na shqyajnė
ujqėrit e uritur qė po bredhin nga uria pėr gjak shqiptari.Pėr ne shqiptaria ėshtė kombi,jeta dhe drita.
Dardan Kosova (02/01/2012 21:59:04) masteri04@hotmail.com
Dardan Kosova (02/01/2012 22:03:39) Shumė herė e kemi dėgjuar fjalinė e njohur tė Pashko Vasės “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”, e thėnė nga ai gjatė shek. XIX. Kjo fjali shpesh herė ėshtė keqpėrdorur dhe ėshtė pėrdorur pėr qėllime tė caktuara ideologjike sidomos gjatė kohės sė komunizmit me qėllim pėr tė ju kundėrvu besimeve fetare dhe pėr ti arsyetuar veprimet e tyre anti-fetare. Madje kjo fjali ishte shndėrruar nė moto si nė Shqipėri e ashtu edhe nė Kosovė, qė promovohej vazhdimisht nga militantėt komunist qė bėnin pėrpjekje vazhdimisht qė ti largonin njerėzit nga besimi fetar. Madje duke aluduar nė atė se fetė kanė qenė tė dėmshme pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, propaganda komuniste nuk kishte tė ndalur. Cila ėshtė e vėrteta nė kėtė rast?
Sė pari Pashko Vasa nė parim nuk ishte kundėr besimeve fetare, por ishte kundėr pėrēarjeve qė bėheshin nė emėr tė besimeve fetare, dhe ai kėtė thėnie ja adreson atyre shqiptarėve qė kishin devijuar nga rruga kombėtare e duke e mohuar identitetin e tyre etnik e duke e cilėsuar veten dikush turk, dikush latin, serb e grek. Realisht kjo nuk ishte dukuri e pėrgjithshme pasi siē dihet shumė figura tė rėndėsishme shqiptare qė ishin tė besimit qoftė islam apo krishterė, dhanė njė kontribut tė madh nė dobi tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, tek ta ishte e theksuar besimi fetar dhe asnjėherė nuk hoqėn dorė nga tė qenurit shqiptar me kombėsi. Madje ishin shqiptarėt musliman ata qė ishin ideologėt e idesė kombėtare shqiptare. Ymer Prizreni njėri nga dijetarėt islam ishte nė tė njėjtėn kohė edhe Kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878, si dhe Kryeministri i Parė i Qeverisė Kombėtare Shqiptare qė doli nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Apo Haxhi Zeka udhėheqės i Lidhjes Shqiptare tė Pejės, i cili e merr titullin haxhi pėr shkak tė vizitės sė vendeve tė shenjta nė Mekė dhe Medine gjatė haxhit islam. Ky ishte njėri prej atyre qė tėrė pasurinė e harxhoi nė dobi tė popullit tė vet.
Islami si besim nuk e dėmtoi ēėshtjen kombėtare, pėrkundrazi ai ishte mburojė nga asimilimi etniko-kulturor i shqiptarėve gjatė periudhave kohore historike, qoftė nga sllavėt e po ashtu edhe nga grekėt.
Sė dyti Pashka Vasa tentonte qė ti vetėdijėsonte shqiptarėt qė tė mos binin viktima tė propagandave armiqėsore qoftė tė qeverisė osmane, asaj greke e serbe, qė pėrmes pėrēarjeve fetare mundoheshin qė tė ndikonin tek shqiptarėt pėr ti arritur qėllimet e tyre politike qė ishin anti-shqiptare.
Sipas konceptit islam pėrkatėsia etnike (nė rastin tonė ajo shqiptare) ėshtė e pėrcaktuar nga vullneti hyjnor (nga Zoti), dhe ėshtė vlerė qė duhet mbrojtur. Kėtė e kishin parasysh muslimanėt shqiptar nė tė kaluarėn, prandaj reaguan fuqishėm kur tentohej qė kjo vlerė tė zhdukej, pasi mbrojtjen e kėsaj vlere e konsideronin vlerė fetare.
Edhe sot ka zėra qė e pėrmendin fjalinė e Pashko Vasės “...se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Mirėpo sot gjatė shek. XXI dukshėm kanė ndryshuar rrethanat politiko-historike, sikurse Kosova e ashtu edhe Shqipėria si synim kryesor tani e kanė aderimin nė Bashkimin Evropian e jo bashkimin kombėtar. Dikur motoja “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”, ndėrsa tani Tirana dhe Prishtina zyrtare deklarohen nėse mund ta themi figurativisht se “feja e shqiptarit ėshtė integrimi nė Bashkimin Evropian”.
Andaj fjalinė e Pashko Vasės duhet modifikuar, dhe duhet bėrė “feja e shqiptarit ėshtė besimi nė Zot si vlera mė sublime, e nė kuadėr tė kėsaj vlere absolute, shqiptarėt duhet ti realizojnė interesat e tjera si shtetėrore e ashtu edhe ato kombėtare.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime