E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kremtojmë dhe urojme PLK-në për postin e ri qeveritar të zotit Dedaj në qeverinë nacionale”, thuhet mes tjerash në letrën e Internacionales Liberale drejtuar PLK-së.
Urohet pasi shkarkohet







Vetëm disa orë pas shkarkimit të Dedajt, Liberalja Internacionale, ku është anëtare edhe partia e Dedajt, ka përshëndetur emërimin e tij në postin e zëvendësministrit.

“Kremtojmë dhe urojme PLK-në për postin e ri qeveritar të zotit Dedaj në qeverinë nacionale”, thuhet mes tjerash në letrën e Internacionales Liberale drejtuar PLK-së.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm dy ditë pasi e kishte
emëruar në postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit Gjergj Dedajn, ka marrë vendim që ta shkarkojë atë.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar për medie nga zyra për Informim e Kryeministrisë, vendimi është marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Publikuar: 17.07.2010 | 17:59
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime