E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Novruz Bajramaj, specialist në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Vlorë, ka thënë për ATSH-në se, projekti i hartuar mbi bazën e sugjerimeve të shumë historianëve shqiptarë dhe të huaj, parashikon ta transformojë kështjellën në një objekt shumëfunksional.
Kėshtjella e Porto Palermos, njė muze pėr Ali Pashė Tepelenėn









Kështjella e Porto Palermos, rreth 75 km në jug të Vlorës, pritet të bëhet pjesë e një projekti që synon shndërrimin e hapësirave të saj ne mjedise të një objekti muzeal, që do të evokojë figurën dhe aktivitetin e Ali Pashë Tepelenës, emër i njohur në historinë e Shqipërisë të fillim shekullit XIX.

Novruz Bajramaj, specialist në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Vlorë, ka thënë për ATSH-në se, projekti i hartuar mbi bazën e sugjerimeve të shumë historianëve shqiptarë dhe të huaj, parashikon ta transformojë kështjellën në një objekt shumëfunksional.

"Duke përshtatur një pjesë të hapësirave të brendshme të saj në një muze për Ali Pashë Tepelenën, kështjella merr vlera të tjera historike në shërbim të turizmit kulturor", thotë Bajramaj.

Për këtë qëllim do të mblidhet dokumentacioni i nevojshëm, që do të jetë pjesë e materialit muzeal, sqaron ai, duke shtuar se projekti është përcjellë pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, në pritje të procedurave të tjera.

Kështjella e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena është e mirëruajtur dhe përfaqëson një objekt mjaft interesant për vlerat historike dhe arkitektonike që mbart.

Një nga funksionet e saj ishite që të mbronte tre pikat strategjike të bregdetit: gjirin e Amaridhës, në krahun e majtë; gjirin e Palermos dhe gjirin e Shën Kollit të Vjetër, në krahun e djathtë. Janë këto tre elementë gjeografikë, që spikasin qartë nga lartësia e kësaj kështjelle, në këtë mjedis bregdetar.

Katër vjet më parë, këtu u zbatua një projekt përmes të cilit u rehabilituan mjediset e brendshme dhe të jashtme të kështjellës, ç'ka e ka bërë të përshtatshme për vizitorët. Objekti që administrohet nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës është dhe burim të ardhurash nga pagesa për hyrjen në kështjellë. Vizitorët i tërheq historia e këtij vendi dhe personazheve të njohura, që kanë jetuar në kështjellë, për të cilën është shkruar edhe nga Aleksandër Dyma.

Kështjella e Porto Palermos u ndërtua në vitin 1818 nga Ali Pashë Tepelena, si dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë dhe ndodhet në një pikë mjaft strategjike në mjedis pothuajse ishullor. Kështjella e shpallur monument kulture është në gjendje të mirëruajtur, ku spikasin format e gurta, realizuar me mjeshtëri nga punëtorët e Pashait të Janinës, nën mbikqyrjen e arkitektit Petro Korçari dhe specialistëve italianë e francezë.

Një projekt tjetër parashikon ndërtimin e një shtetitoreje të gurtë përgjatë mjedisit ishullor, që mund të krijojë kushtet për të parë muret e jashtme të kështjellës. Shëtitorja, e plotësuar me ndriçim dhe me elementë të tjerë tipikë, sipas arkitekturës së shekullit XIX, mund të krijojë një mjedis mjaft funksional.

Ali Pashë Tepelena, një nga emrat e spikatur në historinë e Shqipërisë në fundin e shekullit XVIII dhe fillimin e shekullit XIX, njihet si kreu i Pashallëkut të Janinës, që u shkatërrua me vrasjen e tij nga osmanët.

Publikuar: 17.07.2010 | 18:04
Lexuar: 738 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime