"Paraja sjell pak ndryshim",- tha Regina Corso, drejtore e sondazheve Harris. "Nuk është një diferencë shumë e madhe, por mund të themi se 82 për qind e atyre me të ardhura të vogla nuk ishin shumë të lumtur.
Megjithëse një e treta e totalit të amerikanëve që morën pjesë në sondazhin e agjencisë Harris e përshkruanin veten si shumë të lumtur, shifrat renditeshin nga 28 për qind nga ata me një rrogë vjetore prej $35.000, deri tek 38 për qind nga ata që sillnin në shtëpi $75.000 ose më shumë në vit. "Paraja sjell pak ndryshim",- tha Regina Corso, drejtore e sondazheve Harris. "Nuk është një diferencë shumë e madhe, por mund të themi se 82 për qind e atyre me të ardhura të vogla nuk ishin shumë të lumtur. Dhe kjo mund të tregojë shumë." Sondazhi tregoi gjithashtu se gratë e martuara kishin tendencë të ishin më të kënaqura sesa koleget e tyre beqare, dhe sesa burrat. Shifrat e njerëzve të lumtur kishin pësuar dhe një rënie në krahasim me vitet e kaluara.
"Vetëm një e treta e amerikanëve ka thënë këtë vit se janë të lumtur. Kjo është një tendencë në rënie në krahasim me vitin e kaluar dhe atë para tij ku 35 për qind e kishin thënë këtë",- tha Corso.
Zbulimet e Harris u bazuan në një sondazh të internetit, ku 2.755 njerëz u pyetën nëse kishin opinione pozitive në lidhje me partnerët, familjen, miqtë punën, besimet shpirtërore dhe impaktin e tyre në situata të ndryshme. "Një nga aspektet ku pamë një rënie shumë të madhe në krahasim me vitin e kaluar, ishte se këtë vit njerëzit mendojnë se mendimi i tyre nuk po merret në konsideratë për çështjet kombëtare",- tha Corso.
"Mbi gjërat që ndodhin përreth tyre, mbi të cilat ata nuk kanë asnjë kontroll",- shtoi ajo në një intervistë. Kurse një nga pikat pozitive të sondazhit ishte marrëdhënia me familjen dhe miqtë. Rreth dy të tretat e amerikanëve ishin dakord se lidhjet familjare ishin të forta dhe sillnin lumturi midis anëtarëve. Njerëzit që diskutonin çështjet më serioze të shfaqura në titujt e lajmeve e të gazetave, çuditërisht ishin më të lumtur sesa ata që nuk ë bënin këtë. Corso ia atribuoi këtë zbulim lehtësimit nga diskutimi me të tjerë i diçkaje që i shqetëson. Në vend të reflektimit të brendshëm për çështjet serioze, ata i flisnin hapur ato. "Mendoj se kjo është më e shëndetshme sesa ata që i mbajnë brenda lëndimet e tyre",- tha ajo.