Kjo javë pra ka sjellë një zhvlerësim të euros me rreth 1 lek. Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qëndrore.
Kjo javë krahasuar me një javë më parë ka sjellë një vlerësim të lehtë të monedhës kombëtare lek. Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve për pushime duket se ka nisur të japë efektet e para në kursin e këmbimit të lekut me valutat e tjera.
Pas një periudhe të stabilizuar të tregut kjo javë mbyllet me rënie të vlerës së dy valutave kryesore euro dhe dollar. Në mesditën e kësaj të shtune në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 135.9 lekë në një kohë që një javë më parë kursi i këmbimit ishte fiksuar në 136.8 lekë.
Kjo javë pra ka sjellë një zhvlerësim të euros me rreth 1 lek. Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qëndrore.
Ndërkohë sipas shifrave të mesditës të së shtunës së 17 korrikut rezulton që dollari të jetë zhvlerësuar edhe më shumë. Ai këmbehet me 105 lekë në një kohë që një javë më parë këmbehej 107.8 lekë, pra me zhvlerësim prej 2.8 lekësh.
Me rreth 0.5 lekë ndryshon kursi i këmbimit për shitjen e monedhave të huaja, duke patur një marzh të njëtë fitimi mes blerjes e shitjes për njësitë valutore. Sipas ekspertëve kjo tendencë për shkaqe të njëta pritet të vazhdojë edhe për javët në vazhdim.