Duke filluar nga kjo fundjavë, Policia e Tetovës ka filluar kontrollet intensive në objektet hotelierike por edhe në shtëpitë që lëshojnë muzikë të zëshme. Qytetarët janë të njëzëshëm për respektimin e përpiktë të normave ligjore.
Të gjithë dasmorët që do të lëshojnë muzikë të zëshme pas orës 23 dhe pasdite mes orës 15 dhe 18, do të gjobiten nga 200 deri në 500 euro. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, thonë se ditëve të fundit janë shtuar ankesat e tetovarëve, të cilët shprehin shqetësimin e tyre nga muzika e zëshme.
Duke filluar nga kjo fundjavë, Policia e Tetovës ka filluar kontrollet intensive në objektet hotelierike por edhe në shtëpitë që lëshojnë muzikë të zëshme. Qytetarët janë të njëzëshëm për respektimin e përpiktë të normave ligjore.
Po normalisht bëjnë pengesa nëse janë pas orës dymbëdhjetë. Duhet të respektohet së paku ditët e punës vikendeve është ska gjë.
Po normal se pengojn duhet të respektohet qetësia tket deri diku njëfarë orari
Të lokaleve po ama të dasmave jo, duhet, ka njerëz që punojnë gjith, natën ato duhet të pushojnë.
Gjatë ditëve të punës edhe unë punoj normal zgjohem heret në mëngjes normal se pengojnë.
Zëdhënësi i sektorit të Punëve të Brendëshme të Tetovës, Marjan Josifoski, tha për Alsat M, se çuditërisht këtë vit nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga qytetarët e Gostiovarit për muzikë të zëshme. Të gjitha ankesat, ai tha se vijnë nga Tetova me rrethinë.
Me kthimin e mërgimtarëve, në Tetovë dhe Gostivar në mënyrë drastike rritet numri dasmeve, ndërsa kjo më së miri mund të vërehet nga kolonat e gjata të makinave që manovrojnë nëpër rrugët e qytetit.
Bashkim Sulejmani