Diplomati slloven përsëriti se Mali i Zi ka realizuar parakushte të rëndësishme në procesin e integrimeve euroatlantike dhe se kjo e ndan si kandidat potencial për negociata me BE-në.
Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Evropën Juglindore Jelko Kacin konsideron se në qoftë se Maqedonia nuk arrin kompromis me Greqinë rreth kontestit për emrin Mali i Zi, pas Islandës do të mund të jetë kandidati i ardhshëm për negociata me Bashkimin Evropian.
"Në qoftë se të paktën një vend negocion me BE-në, atëherë kjo është mbështetje për të gjitha vendet e tjera në rajon. Në qoftë se Maqedonia nuk do të jetë në gjndje të vendos për kompromis rreth emrit, që do t'i mundësonte hyrje në NATO dhe t'i filloj negociatat me BE-në, atëherë gjithsesi se Mali i Zi është vendi i cili do të mund të jetë kandidati i ardhshëm për negociata", theksoi Kacin për gazetën podgorase "Vijesti".
Ai tha se Mali i Zi është vend i vogël, por shtoi se ai ka banorë dyfish më shumë se sa islanda dhe për këtë arsye, siç përmendi, "pasi që mund të negociojë islanda, me siguri mund edhe Mali i Zi".
Diplomati slloven përsëriti se Mali i Zi ka realizuar parakushte të rëndësishme në procesin e integrimeve euroatlantike dhe se kjo e ndan si kandidat potencial për negociata me BE-në.
"Prej të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në qoftë se i ndaj në një anë Kroacinë, ndërsa në tjetrën Maqedoninë, Mali i Zi tani për tani është vendi i vetëm i cili e ka përfunduar procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, e në bazë të kësaj edhe e mori Pyetësorin", shtoi ai.
Kacin përkujtoi se Mali i Zi ka filluar t'i përgjigjet Pyetësorit dhe ka marrë edhe serinë e dytë të pyetjeve plotësuese, të cila iu është përgjigjur dhe për momentin ka pako të tretë të ashtuquajtur nënpyetje me kërkesë së përgjigjeve specifike. "Për këtë arsye sipas meje mund të them se Mali i Zi me sukses dhe me këmbëngulje përparon drejt statusit të vendit kandidat", porositi Kacin