Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2:15 pas mesnate, kur treni udhëtarësh i cili qarkullonte për në Kalkutë me një shpejtësi të madhe është përplasur në një tren tjetër, i cili vetëm sa ishte nisur nga stacioni Saintija, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti i Bengalit Perendimor.
- Gjashtëdhjetë e një persona e kanë humbur jetën në Indinë lindore, kur një tren udhëtarësh i shpejtë, i cili ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, është përplasur një tren tjetër, i cili ka qenë i parkuar në stacionin hekurudhor. Në incident janë lënduar mbi një qind persona.
Autoritetet indiane konsiderojnë se shanset janë të vogla që ky incident të jetë i lidhur me grupacionet terroriste, edhe pse kjo alternativë nuk përjashtohet gjatë hetimit, i cili duhet të vërtetojë pse të dy trenat kanë lëvizur nëpër binarë të njëjtë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2:15 pas mesnate, kur treni udhëtarësh i cili qarkullonte për në Kalkutë me një shpejtësi të madhe është përplasur në një tren tjetër, i cili vetëm sa ishte nisur nga stacioni Saintija, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti i Bengalit Perendimor.
Përplasja ka qenë aq e fuqishme, që disa vagonë janë përmbytur njëri mbi tjetrin. Qindra banorë lokal janë kyçur në aksionin shpëtues.
Zëdhënësi i kompanisë hekurudhore ka theksuar se deri më tani janë gjetur 49 trupa të pajetë dhe shtoi se me siguri ai do të jetë numri përfundimtar i viktimave.
Ky është incidenti i dytë i madh në shtetin indian Bengali Perëndimor gjatë dy muajve të kaluar. Në maj gjatë sabotimit të një treni, për çfarë autoritetet i kanë akuzuar kryengrytësit maoist e humbën jetën 70 persona.