E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth 300 mijë filloristë dhe gjimnazistë të Maqedonisë, sot e fillojnë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2008/2009. Këtë vit shkollor e karakterizojnë një varg risish, njëra prej tyre është arsimimi i detyrueshëm i mesëm, ndërsa janë vendosur edhe dy lëndët zgjedhore - mësim besim dhe histori e religjioneve.
Fillon gjysmėvjetori i dytė i vitit shkollor












Rreth 300 mijë filloristë dhe gjimnazistë të Maqedonisë, sot e fillojnë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2008/2009.

Këtë vit shkollor e karakterizojnë një varg risish, njëra prej tyre është arsimimi i detyrueshëm i mesëm, ndërsa janë vendosur edhe dy lëndët zgjedhore - mësim besim dhe histori e religjioneve.

Fillimi i vitit shkollor u shënua edhe me kompjuterizimin e pjesës më të madhe, si të shkollave fillore, ashtu edhe të shkollave të mesme në mbarë shtetin.

Risi do të jenë edhe kontrollet e njohurive dhe të notave të të gjithë nxënësve, përveç maturantëve, në fund të vitit. Rezultatet nga testimet do të ndikojnë mbi notën përfundimtare të nxënësit, por edhe të arsimtarit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta zbatojë testimin si risi, e cila do të ketë për qëllim ta tregojë objektivitetin gjatë notimit.

Maturantët do të përgatiten për dhënien e provimit të maturës shtetërore, prej të cilës do të varet regjistrimi në fakultet. Matura, sikurse vitin e kaluar, përfshin dy lëndë eksterne dhe dy lëndë interne dhe një detyrë projektuese.

Publikuar: 20.01.2009 | 15:45
Lexuar: 976 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime