Kapacitet në nivel lokal dhe nacional vazhdimisht përforcohen për të cilën është ndarë edhe ndihmë e përcaktuar prej instrumentit IPA-fondet, në kuadër të komponentës së parë. Vetëqeverisjet lokale janë të vetëdijshëm për kapacitetin e pamjaftueshëm për zbatimin e projekteve të financuara nga fondet evropiane, megjithatë me ndihmën tonë së bashku mundohemi që ta tejkalojmë këtë problem, ka thënë ministri Jakupi.
Intervistoi: Bekim MURATI
Ministri i Ekologjisë Nexhati Jakupi në bisedën për Koha e Re, thotë se përfaqësimi i shqiptarëve në këtë dikaster është 30 për qind. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ai thotë se Maqedonia ka projekte rrjedhëse me Shqipërinë dhe Kosovën, sidomos në sferën e shkëmbimit të përvojave që i përkasin procesit të euro integrimeve. Jakupi thotë se Maqedonia i identifikon gjendjet me ndryshimet klimatike, dhe njëherësh punon në mënyrë aktive për përgatitjen e projekteve në pajtim me Mekanizimin për zhvillim të pastërt nga Protokolli i Kioto-s. Ai shton se bashkëpunimi me komunat u përket shumë segmenteve, sidomos pjesës së menaxhimit me mbeturinat dhe trajtimit të ujërave të ndotura, përforcimit të kapaciteteve në administratën lokale
Koha e Re: Zoti ministër, para disa ditëve dikasteri juaj ishte nikoqir në Konferencën Rajonale në Mavrovë. Na thoni se cilët janë përfitimet e kësaj Konference?
Jakupi: Konferenca Rajonale e cila u mbajt në vitin e biodiverzitetit, ishte një mundësi e mirë për aktualizimin e kësaj çështje me vendet fqinje të rajonit ku i shkëmbyem përvojat pozitive në sferën e mbrojtjes së biodiverzitetit në kontekst të aspiratave të rajonit për anëtarësim në BE. Rezultati i Konferncës ishte nënshkrimi i deklaratës së përbashkët.
Koha e Re: Njëra prej komponentave kryesore është bashkëpunimi me komunat, pra si është bashkëpunimi me to dhe cilat prej projekteve janë në fazën e realizimit?
Jakupi: Bashkëpunimi me komunat u përket shumë segmenteve, sidomos pjesës së menaxhimit me mbeturinat dhe trajtimit të ujerave të ndotura, përforcimit të kapaciteteve në administratën lokale në sferën e zbatimit të legjislatives si dhe dhënies së B- lejeve të integruara dhe zbatimit të mbikëqyrjes inspektuese.
Koha e Re: Sa e kanë zgjedhur komunat problemin e stacioneve për filtrim dhe deponive?
Jakupi: E shfrytëzoj këtë rast që tu informoj se në vijim janë dy procedura për ndarjen e koncesionit për menaxhimin rajonal me mbeturinat në rajonin Juglindor dhe të Pollogut njëherësh edhe në rajonin Lindor dhe Veri-lindor të planifikimit të financohen prej ndihmës paraqasëse të UE-IPA, sepse ato janë pjesë prej programit operativ të komponentës së tretë të këtij instrumenti. Për sa i përket trajtimit të ujërave të ndotura përpunohet dokumentacion teknik për disa komuna që janë pjesë prej programit operativ të IPA-fondeve. Njëherësh u informojmë se në vitin 2009 është punuar studimi fizilibiti për trajtimin e ujërave të ndotura në qytetin e Shkupit, duke e marrë parasysh konstruksionin e madh financiar. Në vijim janë negociatat për gjetjen e burimeve të mundshme të financimit të këtij lloji projekti. Gjatë vitit 2010 ka filluar edhe projekti për ndërtimin e stacionit për filtrim në komunën e Gostivarit.
Koha e Re: Sa komuna kanë kapacitet për realizimin e projekteve, sidomos të atyre që financohen nga fondet evropiane?
Jakupi: Kapacitet në nivel lokal dhe nacional vazhdimisht përforcohen për të cilën është ndarë edhe ndihmë e përcaktuar prej instrumentit IPA, në kuadër të komponentës së parë. Vetëqeverisjet lokale janë të vetëdijshëm për kapacitetin e pamjaftueshëm për zbatimin e projekteve të financuara nga fondet evropiane, megjithatë me ndihmën tonë së bashku mundohemi që ta tejkalojmë këtë problem.
Koha e Re: Edhe pse deri tani është paralajmëruar ndërtimi i deponisë rajonale për Evropën Juglindore, deri tani nuk ka asgjë konkrete. Deri ku janë përpjekjet për ndërtimin e kësaj deponie?
Jakupi: Mendohet posaçërisht në deponinë rajonale të Rajonit Juglindor të planifikimit për të cilën u informova më lartë se procedura është në vijim për ndarjen e koncesionit që është në fazën përfundimtare të para-kualifikimit pasi që ata të hyjnë në fazën e dytë duhet ti dorëzojnë propozimet dhe modelet e tyre për menaxhimin me mbeturinat në pajtim me përshkrimin e dokumentacionin e tenderit, me çka pritet që ky proces të përfundoj deri në fund të vitit.
Koha e Re: Edhe pse çështja e deponisë së përkohshme në Pollog është e zgjidhur, ajo nuk mund të konsiderohet si zgjidhje afatgjate. Keni ndonjë strategji se si do të zgjidhet ky problem?
Jakupi: Pra rajonin e Pollogut gjithashtu është publikuar ankand publik për ndarjen e koncesionit. Në këtë mënyrë planifikojmë që përfundimisht të zgjidhet problemi me mbeturinat në rajon e Pollogut.
Koha e Re: Problemi me ujësjellësin në Gostivar edhe më tutje është problem aktual i qytetarëve. Çka po ndodh me këtë, a mund që të presim zgjidhje për këtë çështje në një të ardhmen të afërt?
Jakupi: Për momentin punohet në përgatitjen e një ekspertize për tejkalimin e problemeve me furnizimin me ujë në Gostivar. Në bazë të të njëjtave do të definohen aktivitet e mëtutjeshme për zgjidhjen e problemit me ujë në Gostivar nga aspekti i eliminimit të shfaqjes së turbullimit të burimit në Vrutok dhe sigurimin e rezervuarëve për nevojat e qytetit dhe vendeve përreth të banuara.
Koha e Re: Ndryshimet klimatike janë njëra prej problemeve kryesore që na preokupojnë jo vetëm neve, por edhe botën. Sa Maqedonia është e kërcënuar nga ngrohjet globale?
Jakupi: Me të vërtetë kjo pyetje diskutohet shumë shpesh, jo vetëm në rajonin tonë por edhe në kornizat evropiane dhe botërore. Maqedonia i identifikon gjendjet me ndryshimet klimatike përmes komunikimit të parë dhe të dytë për ndryshimet klimatike, njëherësh punon në mënyrë aktive për përgatitjen e projekteve në pajtim me Mekanizimin për zhvillim të pastër nga Protokolli i Kioto-s.
Koha e Re: Cilat janë projektet e ardhshme të dikasterit tuaj?
Jakupi: Pjesë më e madhe e projekteve të planifikuara në sferën e mjedisit jetësor do të financohen nga ndihmat paraqasëse të BE-së edhe atë në pjesën e përforcimit të kapaciteteve administrative për ndërtimin e sistemeve rajonale për menaxhimin me mbeturinat dhe sistemet për trajtimin me ujërat e ndotura. Megjithatë, duke e marr para sysh se pjesa më e madhe e projekteve infrastrukturore nuk ekziston ose është shumë i vjetër dokumentacioni teknik, përgatitja e të njëjtës me terkë evropian është parakusht për realizimin e ndërhyrjeve infrastrukturore, gjithashtu do të fillojmë me projekt të ri që do ta financojë GTZ për përforcimin e kapaciteteve administrative në pjesën e Vlerësimit të Ndikimit ndaj Mjedisit Jetësor, Vlerësimit Strategjik të Ndikimit dhe Parandalimit të Integruar dhe kontrollimin e Ndotjes. Gjithashtu në vijim është përgatitja e më shumë ideve projektuese të cilat do të prezantohen para bashkësisë donatore.
Koha e Re: Në fund pyetjes që nuk mundemi ti shmangemi. Si është përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrin e Mjedisit Jetësor?
Jakupi: Përfaqësimi i shqiptarëve në bazë të gjitha të dhënave që i kemi në Ministrinë e Mjedisit Jetësor është 30 për qind.
Koha e Re: Si është bashkëpunimi me vendet e rajonit, posaçërisht me Kosovën dhe Shqipërinë. Realizuat ndonjë projekt të përbashkët?
Jakupi: Në kuadër të bashkëpunimit bilateral Republika e Maqedonisë ka projekte rrjedhëse me atë të Shqipërisë, kurse janë në fushën e mbrojtjes së liqenit të Ohrit dhe menaxhimit integrues me Parkun Prespa ku është e inkuadruar edhe Republika e Greqisë. Bashkëpunimi me Kosovën është në sferën e shkëmbimit të përvojave që i përkasin procesit të euro integrimeve, posaçërisht në pjesën e përgatitjes së legjislatives dhe dokumenteve strategjike.