E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Amerika me këtë akt fitojë më tani presidentin më të ri dhe të parin me origjinë afrikane, ndërsa bota me shpresë pret se ardhja e liderit të ri në ballë të Shtëpisë së Bardhë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës ekonomike aktuale dhe do të kontribuojë për qetësimin e zjarreve të krizave mbarë botën.
Barak Obama dha betimin si president i SHBA-sė








Fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane, Barak Obama, sot dha betimin dhe me këtë zyrtarisht e morri detyrën e Xhorxh Bushit dhe u bë president i 44-të i SHBA-së.

Amerika me këtë akt fitojë më tani presidentin më të ri dhe të parin me origjinë afrikane, ndërsa bota me shpresë pret se ardhja e liderit të ri në ballë të Shtëpisë së Bardhë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës ekonomike aktuale dhe do të kontribuojë për qetësimin e zjarreve të krizave mbarë botën.

Historianët përkujtojnë se inaugurimi i presidentit të parë të SHBA-së, Xhorxh Uashington në vitin 1789 në Nju-Jork ka qenë ngjarje modeste. Në kohën e sotme, inaugurimi solmen i liderit të ri amerikan është solemnitet disaditor i cili nënkupton paradë, koncerte dhe ballo të numërta.

Sipas parashikimeve të analistëve, inaugurimi i Obamës ishte më i shtrenjti në histori, përkundër vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohen SHBA-ja, ndërsa shpenzimet e përgjithshme për këtë qëllim vlerësohen në 160 milionë dollarë.

Festimi me rastin e marrjes së detyrës të presidentit të parë i cili nuk ëstë i bardhë do të zgjasë pothuajse pesë ditë, me një numër rekord të pjesëmarrësve prej 1,5 deri dy milionë njerëz.
Ngjarja qendrore ishte betimi, të cilin presidenti tradicionalisht e jep para gjyktësit suprem të SHBA-së para ndërtesës së Kongresit amerikan, dhe fjalimit për inagurimin, me të cilin lideri i ri kumton në cilin drejtim planifikon ta udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.


Obama-Biden



Obama betimin dha në Biblën të cilën në vitin 1861 gjatë inaugurimit e ka mbajtur Abraham Linkoln. Pavarësisht kohëzgjatjes së fjalimit presidencial, vetë inaugurimi është i rëndësishëm për traditën amerikane i cili dëshmon për kontinuitetin demokratik dhe transferimin e qetë të qeverisë në vendin e tyre.

Sot, për herë të parë në histori në këtë ngjarje për publikun është hapet ambienti i të ashtuquajturës Mol nacional- sipërfaqja e gjelbër në qendër të Uashnigtonit e cila shtrihet nga Kapitol Hill deri tek Përmendorja e Uashingtonit rreth së cilës ndodhen muzetë dhe institucionet më të rëndësishme.

Ceremonia zyrtare e inaugurimit ka filluar në orën 10 sipas kohës së Uashingtonit, gjegjësisht në orën 16 sipas kohës evropiane, para ndërtesës së Kongresit, me muzikë të orkestrës së marinarëve amerikan dhe me fjalimin përshëndetës të senatores demokratike Dajana Fejnstajn.



Me dorën e vendosur në Bibël, në të cilën në vitin 1861 betimin e dha edhe presidenti Abraham Linkoln, Bajden u obligua se do t'i shërbejë popullit amerikan dhe Kushtetutës së SHBA-së.

Bajden është politikani i parë amerikan katolik në këtë funksion.

Në fjalimin drejtuar popullit amerikan, menjëherë pas betimit të dhënë si president i 44-t i SHBA-së, Barak Obama pranoi se e merr drejtimin e një kombi, i cili është në krizë, transmetuan mediat amerikane.

"Sfidat para të cilave ndodhemi janë realitet dhe nuk do të jetë lehtë të ballafaqohemi me to dhe as t'i tejkalojmë për një kohë të shkurtë", deklaroi Obama. "Por do t'ia dalim", premtoi presidenti i ri amerikan.

Në fjalimin e tij, ai foli edhe për ekonominë e dobësuar amerikane si rezultat i "lakmisë dhe papërgjegjësisë" së disa njerëzve.

Sipas Obamës, shëndetësia e shtrenjtë dhe sistemi i dobët i vlerësimit në arsim janë shprehje e krizës, në të cilën ndodhet SHBA-ja.

Obama tha se SHBA-ja përdor energjitikën në mënyrë që është në dobi të kundërshtarëve të tyre dhe e frikësojnë planetin.

Presidenti i ri premtoi "tërheqje me përgjegjësi të ushtrisë së SHBA-së nga Iraku" dhe "arritjen e paqes në Afganistan, madje edhe me çmim të shumë përpjekjeve", si dhe se ka projektuar një rrugë të re në marrëdhëniet me botën myslimane.

Presidenti, gjithashtu deklaroi se do të punojë së bashku me miqtë e vjetër dhe armiqtë e mëparshëm që ta "ulë rrezikun bërthamor".

Në fjalimin, Obama u dërgoi paralajmërim edhe terroristëve, siç tha, pasi "shpirti i amerikanëve është i fortë dhe askush nuk mund ta thyejë".

"Ju nuk do të arrini të na mundni dhe ne do të fitojmë", tha presidenti i ri amerikan.

Pas drekës me anëtarët e Kongresit, Obama dhe nënpresidenti Bajden jane drejtuar në varganin e Kongresit deri tek Shtëpia e Bardhë dhe nga një tribunë speciale kane ndjekur paradën.

Pasdite dhe në mbrëmje kane marre pjese ne ballo, ndërsa presidenti i ri i SHBA-së nesër me shumë personalitete të shquara do të marrë pjesë në meshë në Katedralën kombëtare në Uashington.




Biografia e presidentit të ri amerikan Barak Obama

Presidenti i ri amerikan Barak Obama sot e dha betimin para Kapitol Hill në Uashington si presidenti i 44-t i SHBA-së.

Barak Obama ka lindur më 4 gusht të vitit 1961 në Havai

Babai i tij, njëlloj Barak Obama, ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël në Kenia. Nëna e Barakut, En Danam, e ka kaluar fëmijërinë në Kanzas. Pas luftës së dytë botërore, ku merr pjesë edhe gjyshi i Obamas, prindërit e En shpërngulen në Havai. Prindërit e Barakut takohen në Universitetin e Havait. Nëna e tij është studente, ndërsa babai ka fituar bursë, e cila i ka mundësuar të shkojë në Amerikë. Më vonë ai kthehet në Kenia dhe Baraku rritet me nënën e tij në Havai, por një pjesë të fëmijërisë e kalojnë edhe në Indonezi. I përkujdesur nga nëna e tij dhe prindërit e saj, Obama nuk është rritur në familje të pasur. Më vonë ai shkon në Nju-Jork, ku në vitin 1983 e mbaron Universitetin Kolumbia.

Pasi ka diplomuar, është shpërngulur në Çikago në vitin 1985, ku bëhet aktivist lokal nga organizata religjioze në luftën për përmirësimin e kushteve për jetesë në lagjet e varfëra.

Më vonë shkon në Boston, ku në vitin 1991 bëhet afroamerikani i parë i organizatës studentore "Harvard Lo Rivju". Së shpejti sërish kthehet në Çikago, ku është avokat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe profesor për të Drejtën kushtetuese. Për shkak të punës së tij si mbrojtës i të drejtave të njeriut, vendos të kandidohet për Senatin e shtetit Ilinois. Në vitin 2004 është zgjedhur anëtar i Senatit në Kongresin e SHBA-së.

Në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e kaluar ai së bashku me Hilari Klinton ka hyrë në garën për kandidat presidencial të Partisë Demokratike, ku korr fitore partiake. Në zgjedhjet, të cilat u mbajtën më 4 nëntor, ai e fitoi kundërkandidatin e tij nga Partia Republikane, Xhon Mekkejn dhe është zgjedhur presidenti i 44-t i SHBA-së.

Ai dhe bashkëshortja e tij Mishel kanë dy vajza Sasha (7-vjeçare) dhe Malia (10-vjeçare).



Publikuar: 20.01.2009 | 18:20
Lexuar: 709 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime