Ky vit është viti i kthesës për Çarshinë, dalëngadalë revitalizohet, ka lëvizje të qytetarëve, kemi realizuar disa projekte dhe vazhdojmë të realizojmë edhe të tjera.
LAJM: Cili është projekti prioritar që do të realizojë sivjet Komuna e Çairit?
Mexhiti: Gjatë këtij viti ku dhe ballafaqohemi me krizën ekonomike që është për të gjithë dhe e ndjejmë edhe ne në Komunë, pasi pas zvogëlimeve dhe vonesave të bllok donacioneve nga qeveria, edhe qytetarët ngurojnë të investojnë për shkak të krizës pa marr parasysh mundohemi që atë që kemi paraparë në programin e vitit 2010 ta realizojmë, qoftë me buxhetin e Komunës qoftë me sigurimin e donacioneve të ndryshme. Theks i veçantë ose prioritet mbi prioritetet është Çarshia e Vjetër, sepse kjo është ekonomia e vetme në Komunën e Çairit ku funksionon biznesi familjar dhe i vogël dhe ka jo vetëm benifite të drejtë për së drejta, por edhe benifite të tjera, si monument kulture që është. Ky vit është viti i kthesës për Çarshinë, dalëngadalë revitalizohet, ka lëvizje të qytetarëve, kemi realizuar disa projekte dhe vazhdojmë të realizojmë edhe të tjera.
LAJM: Ku po punohet momentalisht?
Mexhiti: Në vijim e sipër është rregullimi i ndriçimit, ku zë bashku me Qytetin e Shkupit po mundohemi të gjejmë një zgjidhje për ndriçimin e tërësishëm të Çarshisë. Po ashtu këto ditë po bisedojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) sa lokacione të përfshihen me kamera. Ata propozojnë 8 ne kemi kërkuar 13 punkte në Çarshi të cilat do të kontribuojnë në sigurinë më të madhe të lëvizjes së qytetarëve. Vendosja e shtyllave hidraulike është projekt që Komuna e Çairit e fitoi si shpërblim meqë u zgjodh nga Unioni Evropian njëra nda tre komunat më të suksesshme dhe. Në tetor nis realizimi i këtij projekti dhe definitivisht Çarshia do të shndërrohet në zonë të këmbësorëve që po asht kontribuon në siguri.
Me këto nuk zgjidhet komplet problemin i çarshisë dhe edhe pse patëm shkurtim të buxhetit në arritëm të fusim projekt të ri, ku u ndanë 10 milionë denarë për projektimin e sheshit Skënderbeu.
LAJM: Çfarë parasheh projekti i sheshit Skënderbeu dhe çfarë tendencash ka?
Mexhiti: Arkitektët vlerësojnë se prej në 5 mijë deri në 23 mijë metra katrorë mund të zgjerohet sheshi Skënderbeu. Është detyra e tyre që të shohin nivelizimin, denivelizimin, deri ku do të jetë parkingu nën tokësorë, si të dilet prej komunës Çair në Komunën Qendër. Tendenca është që të krijojmë sheshin e Shkupit, pasi sheshi momental me vendosjen e përmendoreve dhe fontanës zvogëlohet shumë dhe Sheshi Skënderbeu, sdo të jetë shesh i Çairit, por sheshi i Shkupit. Ky do të jetë një shesh modern që do të zgjedh edhe çështjet e parkingut për Çarshinë, por në të njëjtën kohë është shesh që ka edhe vlera të tjera, pasi është i rrethuar me institucione kulturore.
LAJM: Edhe më parë është fol për parkingun nëntokësor, bëhet fjalë për të njëjtin, apo ...?
Mexhiti: Ky është një projekt kompleks, ku vetëm për projektimin e sheshit Skënderbeu janë ndarë 10 milionë denarë. Ne për këtë do të hapim debat publik dhe do të kyçim edhe ekspertë ndërkombëtarë. Ka gjasa që ti shfrytëzojmë edhe ekspertët e Tiranës. Është një projekt kompleks që përfshin parkingun nëntokësor para Kompanisë De Koka që veçse është në planin detal urbanistik, ka investitor potencial për realizimin e tij, mirëpo ky është vetëm një segment i sheshit Skënderbeu.
LAJM: Kur mund të jetë gati ky shesh?
Mexhiti: Afatet janë paraparë që deri në fund të vitit ne ta kemi gati vizionin se si do të duket ai. Deri në fund të vitit 2010 do ti tregojmë qytetarëve se si do të duket ai. Realizimi që përfshin disa faza nisën menjëherë.
Çarshia do të punoj me orar të pakufizuar
Qëllimi final është që Çarshia e Vjetër të ketë orar të pakufizuar. Komuna, Qyteti dhe ministria e Kulturës dhe e ekonomisë po mendojnë se me cilin ligj duhet të shtohet një nen i posaçëm, në ligjin e çarshisë, apo në ligjin për turizë, në momentin që do ta sqarojmë këtë, çarshia do të jetë i vetmi lokacion që do të punoj me orar të zgjatur