Dekani i Edukimit, Hasan Muja, ka konfirmuar se në mbledhjen e Këshillit të Fakultetit kanë dal propozime që të mos përcillet
konkursi me arsyetimin se nuk është shpallur konkurs për disa programe në Gjakovë dhe në veçanti në Prizren.
Këshilli i Fakultetit të Edukimit ka vendosur ti besojë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) për pranimin e studentëve në këtë fakultet, sipas konkursit të shpallur me miratimin e Senatit të universitetit.
Deklarimi i këtij këshilli ditë më parë se nuk do të marrë asnjë detyrim nga konkursi i UP-së, në shenjë revolte me pasqyrën e propozuar të pranimit të studentëve të rinj për Fakultetin e Edukimit, sipas së cilës nuk do të regjistrohen fare studentë në degët e FE-së në Prizren, në gjashtë programe studimi në Gjakovë dhe në pesë programe në Gjilan, është zbutur. Dekanati i këtij fakulteti ka marrë një premtim nga Rektorati dhe MASHT-i se qendra e Edukimit në Prizren nuk do të mbyllet, por ky fakultet do ta vazhdojë veprimtarinë atje në kuadër të Unveristetit Publik të Prizrenit me katër drejtime.
Dekani i Edukimit, Hasan Muja, ka konfirmuar se në mbledhjen e Këshillit të Fakultetit kanë dal propozime që të mos përcillet konkursi me arsyetimin se nuk është shpallur konkurs për disa programe në Gjakovë dhe në veçanti në Prizren. Me kërkesë të këshillit dolëm me një deklaratë, të cilën ua dërguam instancave të ndryshme të vendit, që ishte një reagim i këshillit, mirëpo të nesërmen u kërkua nga Rektorati që të respektohet konkursi i universitetit se ishte vendim i Senatit. Sipas tij, tash ky këshill nuk ka të drejtë statutare që të shfuqizojë vendimin e Senatit.
Askund nuk ndodhë që instanca më e ulët të shfuqizojë vendimin e një instance më të lartë. Muja tha se duke u mbështetur në kërkesat shumë të mëdha të studentëve, Fakulteti i Edukimit do të inkuadrohet në Universitet të Prizrenit. Sipas tij, fakulteti është i obliguar ti besojë institucioneve më të larta, në të kundërtën nëse stafi akademik nuk i beson institucioneve të veta shtetërore kalon në veprime anarkike.
Meqë me konkursin e publikuar nga UP-ja nuk është paraparë regjistrimi i studentëve për edukim në Prizren, Muja tha se për drejtimet e këtij fakulteti në Prizren do të shpallet konkurs plotësues në një afat tjetër. (zëri)