E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studentët e Universitetit të Prishtinës, kanë kundërshtuar sot propozimin e Këshillit Drejtues të Universitetit, për ngritjen e çmimit për semestër nga 50 në 90 euro.
Studentėt protestojnė kundėr ngritjes sė ēmimit pėr semestėr






Përfaqësues të disa organizatave studentore në Universitetin e Prishtinës, shprehën sot shqetësimin e tyre në rast se rritet çmimi për të paguar një semestër 90 euro.

Kryetari i organizatës Lëvizja Studentore Reforma, Mentor Hasani, tha se çmimi që është propozuar të rritet nga 50 në 90 euro, është shumë i lartë për studentët kosovarë, kur dihet gjendja e tyre ekonomike. Ai tha se kanë marrë për obligim të mbrojnë të drejtat e studentëve.
Përfaqësuesit e studentëve thanë se i kanë bërë kërkesë edhe Ministrisë së Arsimit edhe Rektoratit, që çmimi për semestër të mos rritet. Në rast se merret vendimi për ngritjen e çmimit për semestër, nga Ministria e Arsimit, studentët thanë se do të ndjekin të gjitha format për të kundërshtuar këtë vendim.

Ndërkaq, zyrtari për informim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, tha se vendimi për ngritjen e çmimit nuk është marrë ende dhe se ky është vetëm një propozim nga ana e Këshillit Drejtues.

Ndërkohë, ngritjen e pagesës për semestër e kanë kundërshtuar sot edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetvendosja, të cilët kanë protestuar para Rektoratit. Rron Gjinoci, tha se ngritja e këtij çmimi është i papranueshëm dhe i padrejtë.

Sipas përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës, pagesa për një semestër për studime të rregullta prej 90 eurove, e theksuar në konkurs, do të përfshijë edhe pagesën për nxjerrjen e certifikatës së notave, apo dëshmive të tjera, që studentëve iu duhen gjatë studimeve. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës i ka propozuar Ministrisë së Arsimit, që për vitin e ri akademik 2010-2011, të rrisë çmimin për semestër nga 50 në 90 euro. (rtk)

Publikuar: 21.07.2010 | 22:10
Lexuar: 660 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime