E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Mora vendim që të mos kandidoj për President të Republikës së Maqedonisë. Një vendim i tillë është nga më të rëndat që kam marrë në jetën time. Nuk e kisha të lehtë që të ndërmarr një vendim të tillë për të vetmen arsye, se jam i vetëdijshme se me një vendim të tillë do të dëshpëroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë", theksoi diplomati Sergjan Kerim.
Sėrgjan Kerim: Nuk do tė kandidohem
Ai këtë vendim e mori pas një sërë takimesh dhe konsultimesh me përfaqësuesit e partive më të mëdha politike.

Sipas Kerimit, subjektet nuk janë të gatshme që të përkrahin një kandidat që nuk ka ngjyrime politike.

"Mora vendim që të mos kandidoj për President të Republikës së Maqedonisë. Një vendim i tillë është nga më të rëndat që kam marrë në jetën time. Nuk e kisha të lehtë që të ndërmarr një vendim të tillë për të vetmen arsye, se jam i vetëdijshme se me një vendim të tillë do të dëshpëroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë", theksoi diplomati Sergjan Kerim.

Ai ka përmendur marrëveshjen e njoftuar Gruevski-Ahmeti për mbështetjen e Gjorgji Ivanovit për President.

"Nëse ju kujtohet kur zoti Zaev doli me propozimin që unë të jem kandidat i përbashkët, vërejtja ime e parë ishte "Po", me kusht që të jenë edhe dy partitë politike shqiptare pjesë e një marrëveshjeje të tillë. Kjo nuk ndodhi, zoti Ahmeti më njoftoi se më herët me zotin Gruevski ka bërë një marrëveshje tjetër. Atëherë është e qartë se është e pakuptimtë për mua që të përfshihem në ato marrëveshje partiake dhe të jem pjesë e tyre", nënvizoi Kerim.

Ndërkohë, Kerim tha se nuk do të garojë as si i pavarur, pasi siç u shpreh ai nuk ka pasur ambicie për një gjë të tillë, por ka pritur që partitë politike të arrinin një marrëveshje për një kandidat koncensual dhe pa ngjyrime politike.

Bedri Rexhallari
ALSAT-M

Publikuar: 21.01.2009 | 17:19
Lexuar: 457 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime