Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venecia e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit alla San Marko.
Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në vitin 1822. Ka 90 shkallë në formë spiraleje.
Eshtë 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit.
Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venecia e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit alla San Marko.
Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania.
Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvëndësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake.
Ora e sotme është vendosur në vitin 1970.
Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës.