Sipas Forbes vlera e klubit anglez shkon në 1.84 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet ekipi Dallas Cowboys që luan në kampionatin e futbollit amerikan.
Revista Forbes vlerëson se klubi anglez i futbollit Manchester United është emri më i vlefshëm nga pikëpamja financiare në botën e sportit.
Sipas Forbes vlera e klubit anglez shkon në 1.84 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet ekipi Dallas Cowboys që luan në kampionatin e futbollit amerikan.
Vlera e ekipit amerikan është 1.65 miliardë dollarë.
Në mesin e dhjetë ekipeve me vlerën më të lartë financiare hyjnë dhe Arsenali e Real i Madridit. Pjesa më e madhe në dhjetëshen e parë të ekipeve përbëhet nga ekipet amerikane të futbollit e basketbollit.