Kosova menjëherë mund ti tërheqë 22,1 milionë euro nga FMN-ja, ndërsa pjesa tjetër do të tërhiqet gradualisht varësisht nga zbatimi i masave për stabilizimin e financave publike.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një marrëveshje stand-by për Kosovën në një periudhë kohore prej 18 muajsh, në vlerë prej 108,9 milionë euro. Bordi i drejtorëve të FMN-së ka miratuar ndihmën, e paralajmëruar në muajin maj, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën mbrëma nga ky institucion financiar me bazë në Uashington.
Kosova menjëherë mund ti tërheqë 22,1 milionë euro nga FMN-ja, ndërsa pjesa tjetër do të tërhiqet gradualisht varësisht nga zbatimi i masave për stabilizimin e financave publike.
Kosova u bë anëtare e FMN-së dhe Bankës Botërore qershorin e vitit 2009.