E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë kontekst, bëhet e ditur se edicionin e sivjetmë të “Dokufestit” do ta hapë filmi “Ito Internity” i regjisorit Michael Madsen, një projekt ky i gjatë dokumentar, i cili është fitues i çmimit Garand Prix në festivalin Vissions du Reel në Zvicër, kurse ka fituar edhe çmimin e publikut në festivalin e filmit dokumentar në Kopenhagë të Danimarkës.
Gati “Dokufest 2010”





Tanimë kur mbetën edhe më pak se dhjetë ditë, kur do të fillojë edicioni i nëntë i “Dokufesti- 2010”, i cili mbahet nga 31 korriku deri më 7 gusht në Prizren, juria e këtij evenimenti, ka përcaktuar filmat, me të cilët do të hapet dhe do të mbyllet festivali.

Në këtë kontekst, bëhet e ditur se edicionin e sivjetmë të “Dokufestit” do ta hapë filmi “Ito Internity” i regjisorit Michael Madsen, një projekt ky i gjatë dokumentar, i cili është fitues i çmimit Garand Prix në festivalin Vissions du Reel në Zvicër, kurse ka fituar edhe çmimin e publikut në festivalin e filmit dokumentar në Kopenhagë të Danimarkës.

Filmi kryesisht bënë fjalë për rrezikimin e planetit nga ndotja e ambientit, përderisa ngjarja zhvillohet diku në një tunel në Finlandën perëndimore. Ndërkaq që edicionin e sivjetmë të “Dokufestit”, në mbrëmjen e 7 gushtit, do ta përmbyllë filmi dokumentar i autorit Loui Psihojos, i titulluar “ “Gjiri”.

Publikuar: 22.07.2010 | 14:58
Lexuar: 612 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime