E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Raportuesi Eric Meijer këshillon çeljen e negociatave për anëtarësim, sa më shpejt pas zgjedhjeve të marsit, si edhe zgjidhjen e çështjes së emrit në interesin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Greqisë.
BE:Tė nisin bisedimet me Maqedoninė









Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian, sot me 64 vota "për" dhe shtatë "kundër", e aprovoi Propozim-rezolutën për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2008, i përgatitur nga raportuesi Erih Mejer, kumtoi sot zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Ivica Bocevski.

Ai theksoi se janë aprovuar shtatë amendamente, të cilat janë harmonizuar ndërmjet grupeve politike.

"Parlamenti evropian e përshëndeti bashkimin nacional dhe partiak për plotësimin e kritereve për antarësim në BE. Kjo paraqet konkludim tejet të rëndësishëm sepse Parlamenti Evropian e shqyrtoi edhe konsolidimin e dialogut politik në Republikën e Maqedonisë", tha Bocevski.

Ai shtoi se Parlamenti Evropian e përshëndeti përparimin e dialogut për liberalizimin e vizave, dhe arritjet e vendit në pikëpamje të kërkesës për heqjen e regjimit të vizave.

"Parlamenti Evropian i vërejti vështirësitë me të cilat ballafaqohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë për shkak të mospranimit të pasaportave nga ana e një vendi anëtar. Parlamenti i bëri thirrje Komisionit Evropian që sa më shpejtë të rekomandojë liberalizim të vizave dhe heqje të vizave. E përshëndeti zhvillimin për zbatimin e Mërrëveshjes për stabilizim dhe asocim, të Marrëveshjes kornizë dhe zhvillimit në pikëpamje të arritjes së tetë detyrave nga BE-ja, tha Bocevski.

Parlamenti Evropian, potencoi ai, ka shprehur keqardhje që tre vite pas arritjes së statusit kandidat, vendi akoma nuk i ka filluar negociatat dhe vlerësoi se kjo është situatë e paqëndrueshme me efekte demotivuese për vendin, diçka që Maqedonia në mënyrë aktive e paraqet si fakt.

"Në këtë kuptim, Parlamenti Evropian vlerëson se është e dëshirueshme që kësaj situate t'i jepet fund dhe kërkon që Këshilli ta shpejtojë procesin për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave gjatë këtij viti. Republika e Maqedonisë me kënaqësi e përshëndet këtë hap të Parlamentit Evropian, e përshëndet Rezolutën e Parlamentit Evropian dhe presim që kjo të aprovohet në seancën plenare dhe kërkojmë që institucionet e tjera të BE-së ta ndjekin këtë qasje", shtoi zëvendëskryeministri Bocevski.

Publikuar: 21.01.2009 | 17:23
Lexuar: 382 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime