E premte, 10.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI), e cila përfaqëson komunitetin çam në Shqipëri, është duke lobuar për çështjen çame në Kongresin Amerikan.
Uashington, Tahir Muhedini takon senatorė e kongresmenė




Një delegacion i PDI-së, i përbërë nga kryetari i kësaj partie Tahir Muhedini dhe Indrit Hamiti, ndodhet në Konhresin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit në Uashington për të lobuar për realizimin e një rezolute për çështjen çame.

Burime të PDI-së thanë për “Shqip” se Muhedini dhe Hamiti takuan disa kongresmenë të cilët i informuan për çështjen çame dhe për përpjekjet që po bëjnë përfaqësuesit e këtij komuniteti në Shqipëri për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe dinjitoze për këtë pjesë të shqiptarëve. Zyrtarët e PDI-së thanë se në të gjitha takimet, anëtarët e Senatit dhe Kongresit Amerikan kanë shprehur mbështetjen e tyre për arritjen e një zgjidhjeje, për këtë çështje që ka 65 vjet që lëngon dhe nuk gjen zgjidhjen e duhur, sipas kartave ndërkombëtare dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që edhe shteti grek e ka nënshkruar.

Takimet

Ndër takimet më të rëndësishme të krerëve të PDI-së në Uashington ishin ato me kongresmenët demokratë Steny Hoyer dhe Alcee Hastings, si dhe me gjeneralin në lirim Wesley Clark, të njohur nga shqiptarët për kontributin e dhënë në luftën e Kosovës.

Hoyer është anëtar demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, ku përfaqëson që nga viti 1981 Merilandin. Ai i shprehu kreut të PDI-së mbështetje për zgjidhjen e çështjes çame dhe premtoi se do të ndikonte te kolegët e tij në kongres për ndërmarrjen e hartimin e një rezolute për çamërinë.

Mbështetjen e tij për zgjidhjen e çështjes çame e dha edhe kongresmeni Alcee Hastings, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara që nga viti 1993, si përfaqësues i Floridës.

Lobimi

Partia për Drejtësi dhe Integrim, e themeluar në vitin 2005, ka pasur një aktivitet të ngjeshur për përfaqësimin e çështjes çame në arenën ndërkombëtare. Në vitin 2006, kjo parti dorëzoi në Strasburg dosjen e mohimit të të drejtave të popullatës çame nga shteti grek dhe qarqet antishqiptare në Greqi.

Në dhjetor të vitit 2008, në Komisionin e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, kjo parti dorëzoi përsëri një dosje tjetër të çështjes çame dhe problematikën e dhunimit sistematik të të drejtave të këtij komuniteti, që nuk ka mundësi as të shkojë e të vizitojë vendin e të parëve dhe shtëpitë e tyre në tokën amë.

Më dhjetor 2009, PDI-ja u përfaqësua institucionalisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, në ditën e gjenocidit dhe mohimit të të drejtave të njeriut në botë, ku për herë të parë një parti shqiptare dorëzoi dosjen e shkeljes dhe mohimit të të drejtave të njeriut dhe gjenocidin e ushtruar nga shteti grek ndaj një popullate të pafajshme gjatë Luftës II Botërore. (shqip)

Publikuar: 22.07.2010 | 15:15
Lexuar: 71 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime