Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në këto momente po mbanë një konferencë të jashtëzakonshme, në lidhje me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Berisha ka përshëndetur vendimin e kësaj gjykate e cila, në vendimin e saj të bërë publik para disa minutash tha se Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.