E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkupi fitoi katër skulpturat e para, nga projekti qeveritar për vendosjen e 36 skulpturave në pjesën qendrore të kryeqendrës. Skulpturat 'Macja', ' Shmizlla' 'Vajza', dhe "Të Dashuruarit" janë punuar nga autorë maqedonas.
Kryeqendra e Shkupit fitoi katėr skulpturat e para

“Skulptura si realizim është e njohur në të gjitha metropolet botërore dhe ajo paraqet një simbol njohës kështu që edhe në aspekt të artit edhe në aspekt të estetikës, skulpturat me të vërtetë kanë një segment të rëndësishëm dhe një marrëdhënie të veçantë me qytetarin, që do të thotë se do të vendoset një pietet i veçantë me vlerat kulturore dhe me artin figurativ”, deklaroi Elizabeta Konçevska-Milevska, ministre e kulturës.
Për artistët vendosja e skulpturave është një ngjarje e rrallë që ndodh pas shumë viteve.
“Pas shumë vitesh, njerëzit që merren me këtë profesion e dinë, se për 40 vite, me përjashtim të disa skulpturave të akademikut Tome Serafimovski, nuk është vendosur asnjë skulpturë, kështu që me të vërtetë të gjithë duhet ta përshëndesim këtë iniciativë dhe të jemi të lumtur që përfundimisht diçka e këtillë po ndodh në vendin tonë”, tha Tome Haxhievski, skulptor.
Ministrja Kançeva paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji do të vendosen edhe dy skulptura tjera, ndërsa deri në fund të vitit do të rrumbullakohet edhe numri prej 36 skulpturave nga 26 autorë vendas.

Naim Vrenezi
ALSAT-M

Publikuar: 21.01.2009 | 17:32
Lexuar: 841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime