E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Avokatja e tij ka mbrojtur klientin duke thënë se ai është i pafajshëm, pasi prostituta e quajtur Zahia Dehar e ka gënjyer për moshën, megjithatë qëndron fakti se Ribery dhe Benzema kanë kryer raporte seksuale në kohën që vajza ishte ende e mitur.
Zahia: Ribery mė dha 700 euro
















Frank Ribery dhe Karim Benzema kanë qenë në qendër të shtypit francez dhe gjerman ditën e mërkurë, pas marrjes në pyetje të dy futbollistëve për përfshirjen e tyre në një skandal prostitucioni. Mediat franceze shkruajnë se Ribery është trembur shumë nga akuzat e ngritura nga Prokuroria, pas të cilave ai rrezikon deri në 3 vjet burg.

Avokatja e tij ka mbrojtur klientin duke thënë se ai është i pafajshëm, pasi prostituta e quajtur Zahia Dehar e ka gënjyer për moshën, megjithatë qëndron fakti se Ribery dhe Benzema kanë kryer raporte seksuale në kohën që vajza ishte ende e mitur.

“Frenk është i trembur, sepse kjo ishte hera e parë që ai merret në pyetje si i pandehur”, ka deklaruar avokatja Sofi Botai. Ndërkohë, gazeta Le Parisien ka publikuar një intervistë të Zahia Dehar, prostitutës me origjinë nga Maroku.

“Kam gënjyer për moshën, sepse kisha frikë se ata nuk do të kryenin raporte me mua, - ka thënë vajza. – Isha vetëm 16 vjeç dhe Ribery më pyeti në një restorant në Munchen sa vjeç isha. I thashë 18. Ndërkohë, Benzema më pyeti pasi kishim bërë seks, dhe i thashë të njëjtën gjë”, rrëfen ajo.

Zahia Dehar nuk ka ngurruar të flasë edhe për tarifat që i kanë paguar futbollistët.

“Riberi më dha 700 euro në dorë, por prisja diçka më shumë. Ndërsa Benzema ishte më i kursyer, unë i kërkova 1 mijë euro dhe ai më dha vetëm 500”, shton ajo.

Skandali i seksit ku janë përfshirë dy futbollistët e kombëtares franceze është një nga më të rëndët që prek botën e futbollit. Të dy lojtarët rrezikojnë burgun, ndërsa zbulimi i këtij skandali duket se do të ndikojë edhe në karrierën e tyre. Policia ka marrë në pyetje edhe vëllanë e Frenk Ribery si edhe agjentin e Karim Benzema.

Publikuar: 23.07.2010 | 01:09
Lexuar: 1367 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime