I lindur në vitin 1993, është një prej shteteve të vetme të Federatës Ruse. Këtu bashkëjetojnë mitet e Leninit dhe Dalai Lamës. Pasioni më i madh në vend është loja e shahut, edhe pse në sfond, mbetet varfëria e qytetarëve, të cilët përpiqen tia mbathin.
Buda, jashtëtokësorë dhe fusha shahu në republikën e shahut
Lenini duket sikur e ka fiksuar shikimin e tij mbi një fushë gjigante shahu, por ndoshta sheh diku tjetër, drejt pagodës së kuqe dhe të artë, që vërteton shpirtin aziatik dhe budist të kësaj republike, e cila ngrihet pranë ujërave të Kaspikut, e krijuar nga stepat, shkretëtirat dhe varfëria e madhe. Sheshi qendror i Elistas përbëhet nga: monumenti i babait të revolucionit, që nuk ka lëvizur kurrë nga vendi, ndoshta për përtaci; kullat e shenjta të bekuara nga Dalai Lama në një vizitë që ai bëri dikur dhe fushat e shahut të vendosura në çdo cep të rrugës për tju kujtuar të gjithëve maninë e shtetit, të rrënjosur nga Presidenti Kirsan Ilyumzhinov, një nga liderët e Federatës Ruse, shefi aktual i FBSH-së (Federatat Botërore e Shahut), i cili është i famshëm për takimet e tij të vazhdueshme me jashtëtokësorët.
Duket një vend interesant, por nuk është aspak i tillë. E dallon menjëherë sapo hyn në zonën e vetme të këmbësorëve. Ndodhet pranë rrugicës së madhe të shahut. Aty mund të gjesh çdo gjë: kioska që shesin temjan dhe tespihe budiste; këpucë, rroba, tenxhere gatimi, syze dielli të ekspozuara mbi qilima të shtruar përdhe. Pyeta për një gazetë të majtë Sovetskaja Kalmykia, e famshme për çështjen e Larisa Ydina-s, gazetarja e cila u gjet e masakruar para një viti në një kanal. Vrasësi ishte një ish-bashkëpunëtor i Presidentit, por askush nuk është shqetësuar ta gjejë atë. Shitësi i gazetave kontrollon vërdallë dhe pastaj më thotë: Gazetë koti, plot gënjeshtra.
Nuk e kam, sepse nuk e kërkon askush. Më pas më drejton te një djalosh tjetër i veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë, i cili shet qese plastike në një cep të trotuarit. Quhet Ivan dhe i ka fshehur gazetat në një udhëz. Blerja e një kopjeje gazete bëhet si në ndonjë film me spiunazh. Shikime të tensionuara, lëvizje të shpejta dhe një grup personash që kanë ndaluar diku për të ruajtur. Një grua afrohet dhe pëshpërit diçka: Nuk ka liri. Këtu te ne është e ndaluar edhe të flasësh. Pastaj humbet mes turmës, me kokën ulur poshtë.
Kështu venitet përshtypja e parë dhe e qetë për kryeqytetin e Kalmukias dhe gjërat fillojnë të përkeqësohen nëse futesh më në thellësi të Elistas. Fabrika të braktisura, ferma fantazmë, fshatra të pabanuar ku lopët dhe kuajt kullosin prapa shtëpive të braktisura dhe të shkatërruara nga hajdutët e çakajtë e çdo lloji. Më parë këtu jetonin dhjetëmijë persona, tani nuk kanë mbetur më shumë se njëqind. Kanë ikur të gjithë, në Moskë, ose jashtë shtetit, në kërkim të një jete më të mirë.
Semjon Atjev, 50 vjeç, ish-ekspert politike dhe gazetar, tani një njeri me bindje të majta falë kontakteve të tij me OJQ ndërkombëtare, e tregon si të mjerë panoramën e këtij vendi. I afrohet një busti tjetër të Leninit përpara një shkolle të mbyllur nga mungesa e nxënësve: Më parë ishim të varfër dhe të persekutuar. Tani injorohemi totalisht.
Një fat mizor për këtë popull të shkretë. Të mbeturit është emri me origjinë turke me të cilin dallohet ky popull me prejardhje mongole, që vendosi të qëndronte pranë ujërave të Vollgës edhe pas emigrimit të liderëve të saj drejt Perëndimit në vitin 1600. Banorët e Kalmukias moderne janë trashëgimtarët që u mbijetuan gulagëve, të cilët vetëm në vitin 1957 morën nga Krushovi lejen për të hyrë në atdhe. Që atëherë janë dhënë shumë premtime dhe janë bërë shumë tentativa për të zhvilluar një ekonomi të ngritur ekskluzivisht mbi mbarështimin e një vendi pa struktura dhe lëndë të parë.
Që nga koha e Presidentit Ilyumzhinov, e cila ka filluar prej vitit 1993, janë bërë shumë premtime, propaganda pafund, nisma të reja për investime, por nuk ka pasur asgjë konkrete deri më tani. Në Pallatin e Bardhë, që është edhe zyra qendrore e qeverisë, fushat e shahut konsiderohen një nga arsyet e rritjes së ekonomisë vendase. Krahu i djathtë i Ilyumzhinov na ilustron për një orë të tërë mundësitë e një praktike që zhvillon zgjuarsinë. Që kur arti i shahut u bë i detyrueshëm në klasën e parë dhe të dytë fillore, mendoj se do të kishte shumë studentë klamuskë, të cilët do të ishin të parët në universitetet e vendit. Por është e kotë sepse përveç turistëve, nuk sheh askënd tjetër duke luajtur.
Tentativa për të imponuar këtë pasion nuk duket se po jep ndonjë rezultat të veçantë. Fushat e shahut mund të bëjnë shumë për vendin tonë. Për këtë arsye, Ilyumzhinov po përpiqet me mish e me shpirt që të bëjë diçka ndryshe për qytetin dhe banorët. Është çështja e ekonomisë dhe imazhit ajo që mund ta ndryshojë të ardhmen e këtij vendi. Në rrugë, një shitës suveniresh më ofron të blej fushën e shahut të priftit, të bërë me shajak dhe copëza gurësh. Me të vërtetë çdo prift ka një të tillë? Shitësi qesh, pastaj më thotë: Me të vërtetë e besoni këtë?. (shqip)