E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka ca kohë që nuk po shihen më gjeste të tilla të dhunshme. Është rasti për t’u gëzuar? Absolutisht jo. Po jetojmë në një klimë ruse, ku me demek “gazetarët kritikë e opozitarë nuk janë, ngaqë nuk janë, e jo ngaqë kanë frikë nga pushteti”.
Kohė tė vėshtira pėr gazetarinė kritike







Mustafa Nano

Për sytë që e shohin situatën shkujdesshëm e në distancë, pushteti i sotëm nuk ushtron dhunë ndaj media-s e ndaj gazetarëve; përkundrazi – gjithmonë për këta lloj sysh – gazetarët dhe mass-media mund të bëjnë çfarë (mund të sillen si) të duan, e nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë. Mirëpo, për ata që dinë e duan të shohin, situata nuk është tamam kështu. Në një farë kuptimi është bash e kundërta, domethënë dhuna e pushtetit është po njësoj e pranishme. Raste? Sulmi i hordhive tatimore ndaj “Top Channel”-it do vite më parë ishte i porositur nga Kryeministri. Po kështu dhe sulmi që të njëjtat hordhi bënë mbi gazetën “Tema”.

Ka ca kohë që nuk po shihen më gjeste të tilla të dhunshme. Është rasti për t’u gëzuar? Absolutisht jo. Po jetojmë në një klimë ruse, ku me demek “gazetarët kritikë e opozitarë nuk janë, ngaqë nuk janë, e jo ngaqë kanë frikë nga pushteti”. Dhe në një farë kuptimi alegorik, mund të jetë e vërtetë ajo që mendojnë ca e ca, se gazetarët, gazetat, televizionet etj., mund të bëjnë çfarë ua ka ënda, por puna është se qëllon ca si shumë që ënda ua ka të bëjnë veç një gjë: të mbështesin pushtetin e Kryeministrin.

Dhe kur them këtë, nuk besoj se e teproj. Të gjithë e dimë se të jesh sot gazetar i pushtetit është edhe në modë, edhe fitimprurëse. Anasjelltas, të jesh gazetar opozitar, ti ndjen se vazhdimisht të ngushtohet e të ngushtohet hapësira; dhe me “hapësirë” kuptoj spektrin e temave dhe argumenteve që mund të trajtosh, llojet e gjuhës kritike, dhe numrin e gazetave që bien dakord të publikojnë një shkrim të caktuar. Ky fakt ka sjellë që gazetaria e sotme në Shqipëri të jetë e squllur, e fllashkët, pa nerv, thjesht përshkruese, e ndrojtur, e frikësuar, e tërhequr, hiq e mos këput, dhe shpesh e fokusuar te seksi i engjëjve. Zërat kritikë po rrallohen me shpejtësi marramendëse, e ç’është më e bukura, edhe ata që kanë mbetur sulmohen egërsisht nga skota e pushtetit. Me sa duket, miza që vijnë vërdallë e që pickojnë, duhen hequr qafe. Jo domosdoshmërish me dhunë. Mundësisht pa zhurmë.

Shembulli i Mero Bazes është domethënës. Është e turpshme që ai nuk gjen hapësirë për të shprehur opinionet (apo për të bërë denoncimet) e veta. Askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë fakt. Disa edhe mund të kenë fërkuar duart, pasi “Mero Baze e ka pasur hak një fund të tillë”. Mirëpo, të fërkosh duart në një rrethanë të tillë është gjëja më e poshtër që mund të bësh. Mero Baze nuk po gjen hapësirë, jo ngaqë “e ka hak një fund të tillë”, por ngaqë është një gazetar vendosmërisht opozitar. Sikur të ishte në krahun tjetër, Mero do ta kish hapësirën me pashë, siç e ka gjithë soji i shërbëtorëve të pushtetit të sotëm. Kaq e thjeshtë është gjëja.

Publikuar: 23.07.2010 | 16:49
Lexuar: 621 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime