Subjekti politik në vend i vetëdijshëm për prioritet e administratës së re amerikane dhe qasjen e saj ndaj problemeve në Ballkan, vlerëson se tani Maqedonia duhet të punojë më shumë për realizmin e pritjeve të saja në rrugën drejt integrimeve euro - atlantike.
Subjekti politik në vend i vetëdijshëm për prioritet e administratës së re amerikane dhe qasjen e saj ndaj problemeve në Ballkan, vlerëson se tani Maqedonia duhet të punojë më shumë për realizmin e pritjeve të saja në rrugën drejt integrimeve euro - atlantike.
"Ajo që është me rëndësi për Maqedoninë është që të kemi marrëdhënie stabile politike, kontakte të mira, diçka që ishte e trasuar nga presidenti I ndjerë Trajkovski dhe shumë administrata amerikane pavarësisht nëse ishin të Bushit, Klintonit apo të dikujt tjetër. Mendoj se ai trend do të vazhdojnë, pavarësisht se cila qeveri apo administratë do të udhëheqë me këto dy vende", tha deputeti i VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev.
Deputetja e BDI Teuta Arifi thotë se SHBA mbesin të interesuara për Ballkanin, e kanë prioritet Ballkanin dhe nuk do të ndryshoj politika e SHBA ndaj Ballkanit.
"Mendoj se administrata e re megjithatë nuk do ta ketë prioritet të parë Ballkanin duke u nisur nga fakti se ai paralajmëroi tërheqjen nga Iraku megjithatë Ballkani duhet të mbetet I interesuar për SHBA si partnerin kryesor që e ka e veçanërisht shqiptarët si partnerët kryesor të SHBA-ve në Ballkan", thekson Arifi.
"Pritjet e Maqedonisë do të varen më shumë nga vet ne, maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët. A do të arrijnë që të lirohen nga kufijtë e ngushtë që si forcë e tyre i imponon në aspektin etnik dhe fetar dhe do të drejtohen nga e ardhmja dhe mundësitë që e ardhmja i jep për të gjithë ne ose nuk do të tregoj aftësi të tillë", thotë deputeti i PL, Stojan Andov.
Administrata e Bushit i dha mbështetje të madhe Maqedonisë për anëtarësimin e saj në NATO. Por, Maqedonia edhe përkundër kësaj mbështetje të madhe amerikane që të bëhet pjesë e familjes euroatlantike, për shkak të kontestit rreth çështjes së emrit me Greqinë nuk arriti të bëhet pjesë e NATO-s.
Gjyltene Rexhallari, Alsat