Një miqësi tjetër është edhe ajo e ashtuquajtur e ngushtë, ose më saktë që lidhet me një marrëdhënie të vazhdueshme në kohë, mes personave të cilët arrijnë të krijojnë një shkallë mirëbesimi reciprok të krahasueshëm me atë tipik të lidhjes në çift. Risia e fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara, iniciativë që ka vënë në lëvizje sociologë dhe docentë, psikologë dhe shumë familje.
Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar te respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në përgjithësi dallohen miqësi të ndryshme të mëdha. Një miqësi tjetër është edhe ajo e ashtuquajtur e ngushtë, ose më saktë që lidhet me një marrëdhënie të vazhdueshme në kohë, mes personave të cilët arrijnë të krijojnë një shkallë mirëbesimi reciprok të krahasueshëm me atë tipik të lidhjes në çift. Risia e fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara, iniciativë që ka vënë në lëvizje sociologë dhe docentë, psikologë dhe shumë familje. Qëllimi është: zbulimi i mitit të mikut të zemrës. Promovuar nga New York Times dhe prezantuar nga site e bloge të ndryshme, tema në fjalë është shumë më tepër se një provokim: friendship coaches.
Gjithçka është organizuar për të treguar dëmet që shkaktojnë miqësitë e ngushta. Studimi i fundit është kryer nga Harris Interactive te tremijë amerikanë nga mosha 8-24 vjeç: 94 për qind e të intervistuarve janë përgjigjur se kanë pasur një mik të ngushtë, një përqindje goxha e lartë krahasuar me emigracionin dhe shqetësimet e ndryshme. Duhet të bëjmë gjithçka për të mos i lejuar miqësitë e ngushta, thotë një studiuese. Fëmijët duhet të nxiten që të frekuentojnë grupe të mëdha shoqërore, në mënyrë që të mos zhvillojnë ndjenja posesiviteti. Arsyeja? Sepse miqësia mund të jetë një lidhje e fortë dhe e gjatë deri në vdekje, si në romanin e momentit, bestsellerin Beautiful Malice, i autores Rebeca James.
Zbulimi i mikut më të mirë është njësoj si të eksplorosh botën, thotë një mësues amerikan i cili i mëson fëmijët se si të bëhen miq me të gjithë. Fëmijët janë të përfshirë në shumë aktivitete jashtëshkollore; është e pamundur të rrethohesh vetëm nga personat që njeh. Asnjë i rritur nuk mund të jetë një mik i mirë, nëse kur ka qenë i vogël nuk është lejuar të njihet me persona të ndryshëm, thotë një neuropsikiatër, autor i librit Fëmija prej çokollate. Krijimi i një miqësie të ngushtë nuk është e këshillueshme, sepse mund të jetë vërtet një limit; shoku i preferuar ju imponon të bëni një zgjedhje, që më vonë e bëni spontanisht etj.