E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryesia çeke me Bashkimin Evropian e përshëndeti inaugurimin e Barak Obamës për president të SHBA-së, duke theksuar se kjo ka shkaktuar interes dhe optimizëm të madh jo vetëm në SHBA por edhe në Evropë duke marrë parasysh rritjen e mundësisë për avancimin e mëtejshëm të vlerave euoratlantike.
Bota e pėrshėndeti inaugurimin e Obamės









"Siç na tregoi qartë historia, veprimtaria e përbashkët paraqet një nga mënyrat më të mira që t'i përgjigjemi nevojave dhe shpresave të popujve nga të dyja anët e Atlantikut", thuhet një njoftimin e kryesimit çek.

Në të shtohet se BE-ja shpreson në bashkëpunimin e afërt me administratën e re amerikane lidhur me çështjen e avancimit të partneritetit transatlantik.

"I dëshirojmë presidentit të ri shumë fat dhe sukses në luftën me shumë sifda të cilt qëndrojnë para tij", thuhet në njoftim

Baroso i bëri thirrje Obamës t'i përforcojë lidhjet me Evropën

Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso i bëri thirrje SHBA-së, me rastin e inaugurimit të presidentit rë ri Barak Obama, në përforcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit më të afërt që t'ju përgjigjur sfidave botërore - nga kriza ekonomike deri te paqja dhe siguria.

"Në momentin kur presidenti Obama e fillon mandatin e tij historik, u bëj thirrje Evropës dhe SHBA-së t'i përforcojnë lidhjet transatlantike, t'i bashkojnë përpjekjet dhe t'i ngrejnë të tjerët për zgjidhjen e sfidave të mëdha të kohës sonë", thekson Baroso.

Ai konsideron se SHBA-ja dhe Evropa duhet ta vlerësojnë pavarësinë e tyre dhe nevojën për transparencë derisa punojnë së bashku në përgjigjen multilaterale të sfidave botërore.

"Mendoj se zgjedhja e Obamës për president paraqet kthesë për Amerikën. Tani kjo do të mund të jetë kthesë e rëndësishme edhe për pjesën tjetër të botës", thekson Baroso.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë dhe Gordon Braun i dëshiruan sukses Obamës

Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë dhe kryeministri Gordon Braun sot dërguan urime deri te presidenti amerikan Barak Obama me rastin e inaugurimit të tij, ku i japin përkrahje të plotë, njoftuan mediat britanike.

Në letrën përshëndetëse deri te Obama, kryeministri britanik tha se "është i gatshëm ngushtë të bashkëpunojë me administratën e tij lidhur me shumë sfida ndërkombëtare, para të cilave ballafaqohemi".

Pritet që mbretëresha 82-vjeçare të takohet me Barak Obama gjatë vizitës së tij në Londër në takimin e ardhshëm të kreut të G-20 në prill të këtij viti.

Amerikanët që jetojnë në Britaninë e Madhe, si dhe bashkësitë lokale afrikane dhe afrokaribiane sot në tërë vendin organizuan festime me rastin e inaugurimit të presidentit të parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së.

Figura prej dylli të Barak Obamës janë eksponuar në muzeumin Madam Tiso në Londër, në muzeumet në Berlin, Nju-Jork dhe Shangai.

Biberaj uron në emër të Asamblesë Parlamentare te KE-së presidentin Obama dhe zëvendëspresidentin Baiden

Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, ka uruar në Uashington, në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, presidentin e SHBA-së, Obama dhe zëvendëspresidentin Baiden.

"SHBA tregoi edhe një herë se mbetet vendi kampion i lirive, besimeve dhe mundësive të mëdha, vendi ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe gjithçka është e mundshme të arrihet, pasi shoqëria amerikane është një shoqëri e hapur dhe demokratike, një shoqëri e emancipuar dhe pa paragjykime", shprehet në urimin e tij Biberaj.

Ai thekson se "Ceremonia madhështore e betimit të Presidentit Obama dhe zëvendëspresidentit Baiden ka hapur një epokë të re në historinë amerikane, një epokë që përbën një pasurim dhe konsolidim të mëtejshëm të demokracisë amerikane, duke e shndërruar atë në një model botëror që mund të shërbejë për shumë vende, sidomos për demokracitë e reja dhe vendet në tranzicion".

Duke konsideruar dyshen Obama-Biden si garancinë më të mirë për kapërcimin e sfidave të shumta që ka sot SHBA, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, Biberaj shpreh bindjen se marrëdhëniet SHBA-Europë do të njohin përmirësime, zhvillime dhe zgjerime te mëtejshme, pasi ky është edhe interesi i përbashkët i SHBA-së dhe Europës.

Biberaj ndodhet në Uashington, bashkë me deputetë europianë, anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KE-së, dhe gjatë ditës së djeshme morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të SHBA-së, Barak Obama dhe zëvendëspresidentit Xho Baiden.

Sarkozi dhe Berluskoni e përshëndetën fillimin e funksionit të presidentit të ri amerikan Barak Obama

Presidenti francez Nikolla Sarkozi i dëshiroi kolegut të tij amerikan Barak Obama sukses të madh në udhëheqjen e popullit amerikan dhe shprehu gatishmëri që të punojë "dorë për dore me të në zgjidhjen e sfidave të mëdha globale".

"Me zgjedhjen e Juaj, populli amerikan e shpreh besimin në përparimin dhe në të ardhmen si dhe dëshirën për një Amerikë të hapur, të re, të fuqishme dhe solidare që ju e pasqyroni. Nuk kam durim derisa ai të fillojë të punojë dhe së bashku me të ta ndryshoj botën", deklaroi Sarkozi menjëherë pas inaugurimit të Obamës.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, vendi i të cilit kryeson me G-8, gjithashtu e përshëndeti presidentin e ri amerikan dhe e ftoi "së bashku të ballafaqohen para sfidave, krizës financiare, situatës në Lindjen e Afërt dhe në Afganistan".

Iraku e përshëndeti premtimin e Obamës për tërheqje të përgjegjshme të forcave amerikane

Qeveria irakiane e përshëndeti premtimin e presidentit të ri amerikan Barak Obama se do të tërhiqen forcat amerikane nga ky shtet.

Zëdhënësi i Qeverisë, deklaroi se forcat irakiane të sigurisë bëjnë gjithçka që është në forcën e tyre që të përgatiten tërësisht për respektimin e afateve përfundimtare, të imponuara nga marrëveshja e re e sigurisë midis Uashingtonit dhe Bagdadit.

Ma marrëveshjen të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen nga Iraku deri në fund të vitit 2011.

Obama në fjalim pas marrjes së detyrës paralajmëroi "tërheqje të përgjegjshme të ushtrisë së SHBA-së nga Iraku" që të mos ndikojë negativisht ndaj përmirësimit të sigurisë".

Venezuela dhe Irani reaguan me kujdes ndaj marrjes së detyrës së Barak Obamës, kubanezët shpresojnë në ndryshim

Presidenti venezuel Hugo Çavez i bëri thirrje ithtarëve të tij të mos kenë shpresa të mëdha në marrjen e detyrës të presidentit të ri amerikan Barak Obama.

"Ai është moment i rëndësishëm posaçërisht në nivel ndërkombëtar, sepse president i ri e merr detyrën në SHBA", deklaroi Çavez."Askush, megjithatë le të mos bëjë iluzione të mëdha, sepse kjo është perandori amerikanoveriore", shtoi ai.

Lideri venezuel shprehu kënaqësi, që Xhorxh Bush e braktisi funksionin."jemi të kënaqur, se ai president, i cili e mbushi botën me tmerr dhe dhunë e braktisi pushtetin. Lamturmirë zotëri Bush. Të shpresojmë se ardhja e presidentit të ri do të thotë ndryshim ndaj lirirë së popujve", shtoi ai.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme Manusher Motaki, deklaroi se Teherani do t'i presë veprimet politike të presidentit të ri, që të bëhet vlerësim për planet e tij lidhur me Iranin dhe Lindjen e Afërt.

Motaki i bëri thirrje Obamës të ndërmarrë qasje të re ndaj Lindjes së Afërt.

Siç njoftoi AFP-ja, një pjesë e madhe e mediave iraniane e injoronin marrjen e detyrës së Barak Obamës. Televizionet shtetërore aspak nuke emetonin ngjarjen dhe preferonin të përqëndrohen ndaj demonstrimeve në mbështetje të palestinezëve në Gazë.

Shumë kubanezë shfaqën shpresë se marrja e detyrës së Barak Obamës do të sjellë ndryshime në ishullin e tyre. Obama në fushatën parazgjedhore premtoi se do të lehtësojë disa përkufizime për udhëtime, por nuk planifikon t'i japë fund embargos, nëse Kuba nuk bën lëshime serioze.

Marrja e detyrës nga Obama nuk është emetuar drejtpërdrejtë nëpërmjet radios dhe televizionit, të kontrolluara nga shteti.

Publikuar: 21.01.2009 | 19:49
Lexuar: 385 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime