Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, Meta,njëherësh numri dy i qeverisë ka deklaruar se aktualisht në bashkinë e Tiranës ka mungesë vizioni.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka theksuar se prioritet i kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme lokale është marrja e bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, Meta,njëherësh numri dy i qeverisë ka deklaruar se aktualisht në bashkinë e Tiranës ka mungesë vizioni.
"Në këtë bashki, ka mungesë për zhvillimin e kryeqytetit", mësohet të jetë shprehur Meta gjatë fjalës së tij.
Meta ka komentuar edhe koalicionin me PD-në, duke e vlerësuar atë si shumë të rëndësishëm. Por, sipas Metës, me PD-në ata janë një koalicion e jo një parti, duke justifikuar kështu edhe qëndrimet e ndryshme që mund të kenë, si në rastin më të fundit për projektligjin e SHISH-it.