Italia mbetet mike dhe mbështetëse e Maqedonisë në integrimet e saj euroatlantike, shpreson në liberalizimin e shpejtë të regjimit të vizave me BE-në, fillimin e negociatave për antarësim dhe rrumbullaksim të procesit për hyrje në NATO.
Italia mbetet mike dhe mbështetëse e Maqedonisë në integrimet e saj euroatlantike, shpreson në liberalizimin e shpejtë të regjimit të vizave me BE-në, fillimin e negociatave për antarësim dhe rrumbullaksim të procesit për hyrje në NATO.
Maqedonia e respekton mbështetjen e një vendi me ndikim si Italia, pret vazhdimin e marrëdhënieve miqësore dhe veçanërisht zhvillim të atyre ekonomike.
Këto janë vlerësimet e presidentëve të Italisë dhe Maqedonisë, Xhorxho Napolitano dhe Branko Cërvenkovski, të dhëna pas takimit të sotëm në pallatin presidencial në Romë.
"Që nga pavarësia e Maqedonisë, menduam se ajo duhet të jetë pjesë e integrimeve euroatlantike. Mendojmë se shumë shpejtë mund të pritet liberalizimi i regjimit të vizave, dëshirojmë fillimin e negociatave për anatrësim në BE dhe kompletimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO", tha presidenti Napolitano, me ftesë të të cilit presidenti i Maqedonisë qëndron për vizitë në Itali.
Ai vlerëson se realizimin e këtyre qëllimeve Maqedonia mund t'i arrijë nëse, sa është e mundur më shpejtë, e zgjedh kontestin me Greqinë.
"Dëshirojmë me maturi të konsiderueshme nga të dy palët shpejtë të gjendet zgjidhje për kontestin që akoma ekziston mes Maqedonisë dhe Greqisë", shtoi Napolitano. Sipas tij, hyrja e Maqedonisë, por edhe e vendeve nga rajoni në Bashkimin Evropian dhe NATO, nuk është vetëm interes i tyre, por edhe interes i BE-së.
Dy presidentët pajtohen se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Italisë janë tejet miqësore.
"Për Maqedoninë marrëdhëniet me Italinë janë me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse në të shohim mik të madh, partner dhe bashkëpunëtor. Për Maqedoninë me rëndësi të jashtazakonshme dhe qëllime strategjike janë integrimi në BE dhe NATO. Prej këtu për ne me rëndësi të madhe është që gjatë periudhës së ardhshme, si dhe deri tani, ta kemi mbështetjen e Italisë", tha presidenti i Maqedonisë, duke shtuar se mbështetjen e tillë e vlerësojnë jo vetëm strukturat politike, por edhe qytetarët e Maqedonisë.
Presidenti Cërvenkovski tha se Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë dhe se shpreson se me përpjekje më të mëdha në periudhën e ardhshme rezultatet e këtilla mund të përmirësohen edhe më shumë.
"Jemi të interesuar për prezencë më të madhe të ndërmarrjeve dhe kompanive italiane dhe për investimet e tyre në Maqedoni, për çka nga ana jonë sigurohen kushte të veçanta, për të cilat shpresojmë se do të njihen", shtoi Cërvenkovski.
Edhe kolegu i tij italian pajtohet se nevojitet thellimi i marrëdhënieve ekonomike, me këmbim më të madh tregtar, por edhe me rritje të këmbimit kulturor dhe beson se vizita e presidentit të Maqedonisë në Itali do të kontribojë për realizimin e këtyre qëllimeve.
Presidenti Cërvenkovski, në kuadër të vizitës treditore në Itali, të shtunën do të ketë audiencë tek papa Benedikti i 16-të, si dhe takim me sekretarin shtetëror të Vatikanit, Tracisio Bertone.