Informojmë të gjithë bashkëkatundarët e Bozovcës, të cilët janë shpërngulur në vite, dekada e shekuj më pare në Tetovë e fshatrat per rrethe, se këtë vit, për herë të parë do të organizojmë bashkërisht në vendlindjen e të parëve tanë, në vendlindjen e stërgjyshërve pra, në Bozovcën e dashur, në Bozovcën e legjendave, takimin e parë, TAKIM ME VENDLINDJEN i cili do të mbahet më 01 Gusht 2010, dita e diel.
INFORMATË
Informojmë të gjithë bashkëkatundarët e Bozovcës, të cilët janë shpërngulur në vite, dekada e shekuj më pare në Tetovë e fshatrat per rrethe, se këtë vit, për herë të parë do të organizojmë bashkërisht në vendlindjen e të parëve tanë, në vendlindjen e stërgjyshërve, pra në Bozovcën e dashur, në Bozovcën e legjendave, takimin e parë, TAKIM ME VENDLINDJEN i cili do të mbahet më 01 Gusht 2010, dita e diel.
TAKIMI ME VENDLINDJEN besojmë se do të jetë një festë e vërtëtë, kurse pjesmarja juaj e madhe të nderuar bashkëkatundarë do ta bëjë edhe më madhështor.
Rrugët - Sokaku i Dakes dhe i Feratit në këtë ditë do të mbushen përplotë e do të gjallërojnë si kurrë me parë. Do të çmallemi me vendlindjen, do të njihemi me njëri tjetrin,
., dhe do ti gjallërojm lojrat e shumta sportive; kërcimi në një hapësh, tre hapësh dhe topas - nga vendi, hudhjen e gurit,
.,dhe këngë të përcjellura me qifteli.
Për çdo disiplin sportive do të ndahet mirënjohje për vendin e parë.
Me respect,
Nga këshilli organizativ