E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke elaboruar qëllimin e këtij donacioni, z.Destani potencoi se “këta tre kamionë, që ne i dhurojmë sot, janë pikërisht që do t'u shërbejnë qytetarëve tanë për shmangien dhe bartjen e mbeturinave, nëpër pika të caktuara. Me këtë dhuratë nga ana jonë, kemi bindjen se e ndihmojmë gjendjen e vështirë financiare, që kanë komunat në buxhetin e tyre. Kamionët janë shumë të përshtatshëm për këtë natyrë pune dhe të pajisur me mekanizma, të cilët u përgjigjen kërkesave të kohës. Që nga ky moment, ata u takojnë qytetarëve të Tetovës, Gostivarit dhe Sarajit.”
Donacion pėr ambient tė pastėr i kompanisė ECOLOG






Tre kamionë të specializuar për komunat Tetovë, Gostivar dhe Saraj


Lindita SEJDIU

Në kuadër të aktiviteteve të saja donuese, kompania Ecolog, nën moton “Për një ambient më të pastër”, dje dhuroi tre kamionë të tipit Mercedes për heqjen, bartjen dhe sistemin e mbeturinave, për komunat Tetovë, Saraj dhe Gostivar.

Me ndihmën e kamionëve të specializuar, tanimë komunat me një efikasitet më të lartë do të mund të përballën me organizimin e grumbullimit dhe transportin e bërllokut. Kamionët janë të përshtatshëm për qarkullim, nëpër mjediset urbane dhe komunat munden menjëherë t'i vendosin në funksion. Vlera e donacionit është 300.000 dollarë amerikan.

Presidenti i kësaj kompanie, Lazim Destani, me këtë rast tha se "ky donacion për familjen time dhe kompaninë Ecolog shënon një hap tjetër përpara, duke ndihmuar rajonin tonë, ashtu edhe si në të kaluarën". Sipas tij, ky rast është një mundësi e mirë për të vlerësuar dhe afirmuar arritjet e të punësuarve tanë. Duke i falënderuar të gjithë të punësuarit e kompanisë Ecolog, tha se ata nëpërmjet punës së tyre në administratë dhe terren arrijnë të kënaqin nevojat e tyre të shumta familjare.

“Familja ime është e lumtur, kur sheh mundësinë për t'u krijuar shansë dhe përkrahje për njerëzit. Të arriturat tona në biznes janë të përbashkëta me ju dhe familjet tuaja, si pjesë përbërëse e kompanisë sonë të përbashkët”, nënvizoi z. Destani, duke shtuar se Kompania Ecolog zhvillon aktivitete biznesi të fushave të ndryshme me ndihmën e 1000 kamionëve, që punojnë, nëpër rajone të ndryshme të botës. Me këto kamionë bëhet transportimi i mallërave të ndryshëm, por një numër i tyre janë të destinuar për menaxhimin e mbeturinave.
Donacion për ambient të pastër i kompanisë ECOLOG

Duke elaboruar qëllimin e këtij donacioni, z.Destani potencoi se këta tre kamionë, që ne i dhurojmë sot janë, pikërisht që do t'u shërbejnë qytetarëve tanë për shmangien dhe bartjen e mbeturinave, nëpër pika të caktuara. Me këtë dhuratë nga ana jonë, kemi bindjen se e ndihmojmë gjendjen e vështirë financiare që kanë komunat në buxhetin e tyre. Kamionët janë shumë të përshtatshëm për këtë natyrë pune dhe të pajisur me mekanizma, që u përgjigjen kërkesave të kohës. Që nga ky moment, ata u takojnë qytetarëve të Tetovës, Gostivarit dhe Sarajit.

Një dimension tjetër i aktiviteteve globale e rajonale të kompanisë Ecolog, u elaborua nga këshilltari i kësaj kompanie, Abdylmenaf Bexheti, i cili profseionalisht elaboroi trendet e zhvillimit të kompanisë. Sipas tij, radari i ecologut është gjithnjë më detektues që mos t'ia lëjë asgjë rastësisë. Asortimani i shërbimeve, që ofron Ecolog dhe ambijenti konkurrues e bën kompaninë edhe më të fortë.

"Pas çdo "beteje", tha ai, kompania është më e zhvilluar dhe konsoliduar, për një arsye shumë të thjeshtë: Ecolog bën punën, krijon rezultate dhe i ndanë ato me të gjitha palët e interesuara. Si rezultat, sot kemi mijëra të punësuar me mbi 25 nacionalitete dhe kultura të ndryshme në botë.

Manifestimi i sotëm vetëm se dëshmon filozofinë dhe strategjinë e biznesit të Ecolog-ut, potencoi Bexheti, duke nënvizuar se përgjegjësia shoqërore edhe përmes vazhdimësisë së donacioneve të këtilla dëshmon shpirtin bëmirës e filantropik të pronarëve të saj. Familja Destani, jo vetëm kohët e fundit, por që nga fillet e biznesit të saj, ka dëshmuar për këtë komponentë. Në objektivat strategjike të kompanisë, krahas rritjes dhe fuqisë ekonomike, përgjegjësia shoqërore vazhdon të ndajë nivelin e lartë të prioritetit.

Për të dhuruar duhet të kesh shpirt dhe zemër dhuruese. Shumë koprrac kanë rënë viktimë e vesit të tyre, por s'kanë ndryshuar në filozofi. Pronarët e Ecologut kurrë nuk e harruan mjedisin prej ku dolën edhe pse këta u rritën shumë më shpejtë se mjedisi", theksoi Abdulmenaf Bexheti.

Drejtori i marketingut të Kompanisë Ecolog, z. Florin Hasani, theksoi: “Ecologu si kompani që nga fillimi është aktive sa i përket përgjegjësisë së saj korporative-sociale. Me dhurimin e këtyre tre kamionëve i ndihmojmë komunat t'a përmirësojnë gjendjen e keqe, në të cilën ndodhen për momentin. Ky është kontribut i yni për regjionin, për njerëzit që jetojnë në këto komuna, që punojnë me neve, të cilët që nga fillimi janë pjesë e rrëfimit së suksesshme si kompani. Ky donacion do të ndihmojë të kemi një mjedis të pastër dhe shpresojmë që edhe kompanitë tjera do ta ndjekin shembullin tonë”.

Në vitin 2005 Ecolog dhuroi dy kamionë profesional për grumbullimin e bërllokut në Komunën e Tetovës. Me donacionin e ri Ecologu edhe njëherë dëshmon se është kompani përgjegjëse, e në veçanti në fushën e ekologjisë. Ecologu së bashku me të punësuarit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ekologjisë dhe se sa është e rëndësishme të punohet në drejtim të ruajtjes së mjedisit jetësor.

Kamionët u dhuruan nga presidenti i kompanisë Lazim Destani. Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Fadil Zendeli dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti u falënderuan në emër të qytetarëve të këtyre komunave. Ata shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për këtë donacion, i cili tash e tutje do të jetë në shërbim të ekologjisë, ambientit të pastër dhe shëndetit të qytetarëve.



Publikuar: 24.07.2010 | 14:26
Lexuar: 1087 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
astrit.abdullahi (06/10/2010 17:38:48) Mė vjen mirė,ather kure edhe tjeret e kane kuptuare se kompania ekolog,me seli ne Tetove,dhe ne shumė vende tjerate europes jane ne epiqendren e dashamirėsis per ndimė komunave shqiptare dhe popullit shqiptare.Kjo len vende per tju pershendetur i nderuari Lazim Destani dhe te keni shendet dhe jet te lumtur.Per ju dhe ēiftin si ju ne populli shqiptare duhet te krenohemi sepse jepni vlerat dhe kulturen e nje populli si eshte vete populli shqiptar.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime