E enjte, 23.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Regjisor i shfaqjes së re teatrore të "Per Gyntit" është Sllobodan Unkovski, i cili në konferencë për shtyp dje theksoi se bëhet fjalë për njërën nga veprat e letërsisë botërore, të cilën ka pasur mundësi ta regjisojë tre herë në krijimtarinë e tij të deritanishme.
Premierė e shfaqjes












Pjesa dramatike e programit të edicionit të sivjetmë jubilar të "Verës së Ohrit" vazhdon me shfaqjen e sontme kooproduktive "Per Gynt", në interpretim të aktorëve të teatrit shqiptar nga Shkupi, Prishtina dhe Tirana.

Sipas Gjorgji Joleskit, selektues dramatik i festivalit, përbërja e përzier autoriale dhe aktoreske e bëjnë këtë interpretim të "Per Gyntit" kosmopolit, jo vetëm për infrastrukturën e vet, por edhe për energjinë dhe porosinë dërguar publikut.

Regjisor i shfaqjes së re teatrore të "Per Gyntit" është Sllobodan Unkovski, i cili në konferencë për shtyp dje theksoi se bëhet fjalë për njërën nga veprat e letërsisë botërore, të cilën ka pasur mundësi ta regjisojë tre herë në krijimtarinë e tij të deritanishme.

"Jam shumë i shqetësuar nga fakti që arritëm të grumbullojmë një ekip të ri ambicioz, të kryesuar nga dy aktorë me përvojë siç janë Bajrush Mjaku dhe Yllka Mujo. Ideja që personazhin kryesor ta luajnë tre aktorë u tregua e shkëlqyeshme", tha Unkovski.

Aktori Xhevdet Jashari shprehi kënaqësi që është pjesë e ekipit, duke e cekur më pas bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me anëtarët e tjerë të ekipit të përzier aktoresk. "Ky ekip është i përbërë nga kolegë të shkëlqyeshëm, të cilëve u jam pafundësisht mirënjohës për tërë ndihmën në skenë", tha Jashari.

Roli i Per Gyntit të ri për Fisnik Zeçirin ishte sfidë e madhe. "Në fillim isha mjaft i shqetësuar dhe i ndrojtur lidhur me atë nëse do të arrij ta interpretoj rolin ashtu siç meriton. Por, me kalimin e provave, me ndihmë të amdhe të regjisorit Unkovski, arrita ta bart rolin në skenë ashtu qiç është paramenduar", tha ai.

Risi në këtë shfaqje të "Per Gyntit" është që regjisori Unkovski e shpjegon personazhin bartës në tre personazhe skenike, sipas moshës. Ata i interpretojnë Fisnik Zeqiri si Per Gynti i ri, atë të moshës së mesme e luan Xhevdet Jashari, përderisa Per Gyntin e moshuar e luan doajeni i teatrit shqiptar në Maqedoni - Bajrush Mjaku.

Shfaqja do të luhet në gjuhën shqipe, por për publikun në Qendrën e kulturës "Grigor Përliçev" është siguruar përkthim në gjuhën maqedonase. Fillimi i shfaqjes është në terminin e standardizuar, në orën 21.

Publikuar: 25.07.2010 | 02:48
Lexuar: 841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime