Hulumtimin e sivjetëm të shpellës Vrello, krahas qytetit të Shkupit, e ndihmuan edhe Ministria e Ekonomisë, Operatori mobil ONE, ELEM, Remedika, AD Jasen, Agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe Federata e sporteve malore të Maqedonisë.
"Vrello" është shpellë e jashtëzakonshme e cila është sfidë e vërtetë për hulumtim. Por, njëkohësisht është komplekse dhe për këtë shkak nevojitet periudhë më e gjatë që të mundet tërësisht të hulumtohet, deklaroi sot speloezhytësi italian Luixhi Kasati i cili arriti deri te një thellësi e re rekorde prej 212 metrave në shpellën nënujore Vrello në Matkë.
Kasati, në konferencën për shytp të mbajtur pas takimit me kryetarin e qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, tha se konsideron se në Vrello ekziston një burim i rëndësishëm i ujit për pierje i cili në një kohë të afërt, mund të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për furnizimin e qytetit. Nga këto shkaqe ai mendon se një gjë e rallë e tillë natyrore duhet veçanërisht të mbrohet.
Sa i përket vet zhytjes dhe thellësisë prej 212 metrave deri te e cila erdhi, me çka Vrello u bë shpella më e thellë e hulumtuar në Ballkan, Kasati theksoi se dëmtimi i njërit nga reflektorët është shkaku për të cilin nuk ka shkuar më larg.
Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski me të cilin u takuan anëtarët e ekspeditës ndërkombëtare, informoi se nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është siguruar helikopter për inçizimin e Matkës nga ajri, që të mund tërësisht të kompletohet tash më materiali i inçizuar dhe të përpunohet film për Vrellon dhe Matkën. Për këtë qëllim nga Italia ka ardhur kamermani dhe producenti i njohur Alesandro Gati kështu që ky film do të emitohet edhe në programet italiane.
Hulumtimin e sivjetëm të shpellës Vrello, krahas qytetit të Shkupit, e ndihmuan edhe Ministria e Ekonomisë, Operatori mobil ONE, ELEM, Remedika, AD Jasen, Agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe Federata e sporteve malore të Maqedonisë.