E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia në vitin 2007 dhe 2008, për shkak të papërgatitjes institucionale, nuk i ka shfrytëzuar rreth 160 milionë euro nga fondet evropiane paraqasëse. Deri në vitin 2013 në disponim ka edhe 300 milionë euro, por agjencitë nëpërmjet të cilave duhet të zbatohet realizimi i tyre ende nuk funksionojnë sepse nuk janë të akredituara.
Maqedonia nuk shfrytėzon 160 milion euro nga BE-ja
"Një prej parakushteve për shfrytëzim të fondeve të BE-së është përgatitja e mirë e administratës shtetërore dhe ekzistimin e agjencive kombëtare adekuate për mbikëqyrjen e shpenzimit të parave. Për fat të keq, vitin e fundit Maqedoni po vohohet me akreditimin e këtyre trupave, kështu që mjetet ende presin dhe nuk janë disponuese për shfrytëzim", deklaroi Anton Florian Barishiq nga Kroacia, ekspert evropian për zhvillim rajonal, pas punëtorisë së sotme "BE-Fondet paraqasëse - Çka realisht duhet të bëjmë?" në Odën Ekonomike.

Barishiq theksoi se ajo që nuk do të shpenzohet në vitin vijues, nuk mund të shfrytëzohet vitin e ardhshëm dhe kjo, siç tha, është problemi më i madh.

"Për Maqedoninë nga fondet evropiane në periudhën 2007-2013 janë paraparë rreth 460 milionë euro. Por, prej tyre kanë mbetur edhe 300 milionë", theksoi Barishiq, duke shtuar se një pjesë e 160 milionë eurove të humbura për vitin 2007 dhe 2008 ndoshta do të kompenzohen nëpërmjet programeve tjera.

Shteti, porositi Barishiq, duhet të punojë në mënyrë maksimale intensive për krijimin e kushteve të nevojshme institucionale dhe të hapë hapësirë për inkuadrimin e profesionistëve të cilët do të ndihmojnë për shfrytëzim më racional dhe më efikas të mjeteve të BE-së.

"Apeloj që institucionet të përgatiten sa më shpejtë dhe t'u mundësojnë kompanive të Maqedonisë t'i absorbojnë mjetet e BE-së. Nëse Maqedonia i shfrytëzon të gjitha paratë, kjo do të jetë më shumë se një tregues i mjeftueshëm, gjegjësisht indikator për shkallën rritjes së standardit dhe për përmirësimin e imazhit shoqëror-ekonomiknë tërësi", tha eksperti.

Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në BE ka të drejtë t'i shfrytëzojë mjetet e IPA-s, një lloj instrumenti paraqasës i afërt nëpërmjet programeve të ndryshme operative që i mundëson shtetir ta ngrisë kapacitetin e saj në segmente të ndryshme.

IPA ka pesë komponenta, zhvillim institucional, bashkëpunim kufitar, projekte infrastrukturore, resurse njerëzore dhe zhvillim rural, por Maqedonia momentalisht po i shfrytëzon vetëm dy të parat.

"Të tjerat nuk zbatohen sepse ende pritet akreditimi i dy agjencive, IPARD dhe Zyrës Qendrore në Ministrinë e Financave. Programi operativ 2007 - 2009 është gati, i aprovuar, i konfirmuar dhe me buxhat të caktuar nga BE-ja, por edhe kjo nuk është realizuar për shkak të mospasjes së akreditimit. Sipas marrëveshjes me Komisioni Evropian, mjetet e pashfrytëzuara duhet barten nga viti në vit, por ekziston rrezik që një pjesë e tyre të humben", tha Jadranka Rizankovska, ish-këshilltare për programet e BE-së në Odën Ekonomike.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfaqësuesit e të cilëve në punëtorinë morrën instrukcione rreth përgatitjes së projekteve për marrjen e parave nga BE-ja, nuk mjaftueshëm të njohur me atë se çka është IPA, sa komponenta ka ose cila është rëndësia e saj. Sipas tyre, politika është arsyeja kyçe për projektete e deritanishme të parealizuara.

"Nuk jemi të përgatitur për IPA, as nuk kemi strukturës kualifikuese të të punësuarve të cilët do t'i përgadisin. Shteti nuk ka agjenci, e as institucione nëpërmjet të të cilave do të realizohen projektet. Nuk e dimë se si do të shkojë realizimi, nëse nëpërmjet institucioneve bankare ose nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë ose asaj të Financave. Problemi është politik", tha Vanço Apostollov nga "Zegin"-i.

Madje tani ndërmarrjet janë informuar se projektet mundet që drejtpërdrejt të dorëzohen në BE.

Kroacia, siç informoi Berishiq, këtë vit ka shfrytëzuar 60 për qind nga mjetet miratuara të përgjithshme.

Publikuar: 07.10.2008 | 18:28
Lexuar: 527 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime