E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy-tri ditë para ndërrimit të moteve, në Prizren është organizuar “Miss & Mister Kosova 2008”. Në këtë manifestim garues kanë konkurruar më të bukurat dhe më të bukurit e Kosovës, organizuar nga shoqata e manekineve “FREEDOM”.
“Miss-Kosova 2008”: Vajza nga Drenica, Kaqusha Thaçi














Dy-tri ditë para ndërrimit të moteve, në Prizren është organizuar “Miss & Mister Kosova 2008”. Në këtë manifestim garues kanë konkurruar më të bukurat dhe më të bukurit e Kosovës, organizuar nga shoqata e manekineve “FREEDOM”.

Po ashtu, ditë më parë, një grup nga kjo shoqatë, në krye me menaxherin Shpejtim Zejneli e kanë vizituar Qeverinë, ku janë pritur nga zv./kryeministri Hajredin Kuçi etj.

Për këtë takim, Zejneli thotë se ishte “një takim zyrtar lidhur me spektaklin e bukurisë “Miss &Mister Kosova 2008”. Njëherësh ishte një prezantim i punës si organizator, pasi shoqata e manekineve “FREEDOM” nga Prizreni është OJQ dhe e regjistruar në Qeverinë e Kosovës. Ndërsa Miss-Kosova, bukuroshja e dalë nga spektakli “Miss & Mister Kosova “2008”, Kaqusha Thaçi, flet për “Lajm” për ambiciet, interesimet, preferencat e saj etj.

LAJM: Cilat janë ambiciet tua për të ardhmen e afërt?

Thaçi: Ambiciet janë që të vazhdoj me garat e bukurisë, kudo që të na ftojë shoqata e manekineve “FREEDOM” nga Prizreni, ndërsa do ta prezantoj Republikën e Kosovës si shtet te njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, do të vazhdoj me studimet në Fakultetin Filozofik, Drejtimi i Shkencave Politike.

LAJM: Si e ndieni veten tash? Mendoni si tashmë keni hyrë në botën e artit të bukurisë?

Thaçi: Ndihem shumë e lumtur dhe jam krenare që jam zgjedhur për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, që vërtet ishte një befasi për mua.

LAJM: Në çka i besoni vetes?

Thaçi: Në mirësjelljen, të cilën duhet ta ketë çdo njeri, në talentin e krijuar gjatë viteve, në sensin për ta kuptuar artin (të bukurën) apo në dhuntinë e dhuruar nga Zoti?
Kam vetëbesim në bukurinë që ma ka dhuruar Zoti, ndërkaq e falënderoj jurinë profesionale për vlerësimin e dhënë.

LAJM: Ditë më parë jeni takuar edhe më njerëz të lartë të Qeverisë. Mendimi juaj (tashmë në nisje, në zanafillë), në njërën anë, për politikën (të studiuarit dhe njohja me politikën) dhe, në anën tjetër, miss-in (të bukurën si art, si krijim)?
Thaçi: Ishte kënaqësi që u takova me zv./kryeministrin Hajredin Kuçi, si dhe me deputetin Nait Hasani, si dhe me personalitete të njohura të jetës politike. Për mua, kjo ka shumë vlerë, si në jetën zyrtare si “Miss-Kosova 2008”, po ashtu dhe si një përvojë e mirë që të njihem me të ardhmen e profesionit tim.

LAJM: Çfarë lexoni më shumë nga literatura (jashtëstudimore)? Po me artet tjera, si teatri, filmi, si i keni punët?
Thaçi: Kam lexuar vepra jashtëstudimore nga shumë shkrimtarë. Më pëlqen ta lexoj në vazhdimësi shkrimtarin me famë botërore Ismail Kadare, pastaj Dritëro Agollin etj. Gjithashtu, interesimet e mia lidhen edhe me teatrin dhe kinemanë. Theksoj këtu se “Koha e Kometës” është një film që më ka pëlqyer kohëve të fundit. (e. s. m.)



Të dhënat për “Miss-Kosova 2008”, Kaqusha Thaçi:
06.08.1989 Drenas
Gjatësia: 1.75 cm
Horoskopi: Luan
Pija e preferuar: Coca-Cola
Artisti-Artistja: Brad Pit dhe Angelina Jolie


Lajm

Publikuar: 21.01.2009 | 20:34
Lexuar: 12397 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
arjeta (10/11/2009 21:11:28) je shum e bukur dhe e meriton qe te jesh edhe miss i botes ele ma i kosoves
Besim Gashi (16/01/2010 05:43:10) je shum e bukur skam koment se edhe personalisht te njof me te gjitha je e bukue dhe e sjellshme dhe zerioze veq suksese te uron shoku besim gashi
halitaj shkelzen (16/04/2010 02:53:54) nje miss i duhet nje mister per jet se qynah takalojsh jeten meni kloshar perqat te shkrujta une me qidh qeff. tefala nga shkelzeni ;-)
besnik krasniqi (10/05/2010 20:08:34) krenohem me mbesen qe e kam shume e bukur je kaqusha suksese
leonora (18/06/2010 20:52:10) shume e bukur je edhe poashtu edhe vajza e agjes
bekim (27/07/2010 05:14:19) valla mir e kin sikur kjo asekende nuk ka teper e bukur mashalla me prek hunden o thirrnum qit numer krejt ju tregoi se kush eshte kjo se per ja 1 vit e disa muaj e kam pasur ne gji
bekim (27/07/2010 05:17:05) qit numer telf thirrum ju tregoi krejt ma hollsisht per kaqushen 044444885
leo (28/08/2010 19:04:59) me vjen mir nje bukuroshe nga drenica qe mer vendin e merituar te uroj suksese me tutje
leka (06/11/2010 20:23:24) sipas votave ka pas me kan tjeter kush mis po masi je tha****atehere je zgjeth se nuk je ti per mis se ski fac
mazllumi nga peja (21/12/2010 15:27:32) hej o ti klloshar kush je ti qe po fol keq per kaqushen ti je ni ****qe nuk din sen veq me bo naj pizza haha kshtu qe mshile gojen e kshyre motren tane a e din ti qe motra jote knon neper pufa te malisheves marre per ty largoje motren prej pufav e at'her fol bre ****rin e nanes hej qat numer qe e ka qit qaty asht i motres se vet thirrni ajo lajmrohet se motra e kti bekimit shitet e pare kalovshi mir kjo asht e verteta
bekimi pd (31/05/2011 21:28:53) mis si jeni a jeni mir kam deshir te ndegjoj mir per ju oj fashatare haaah tung kalo mir

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime