E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kundërshtimeve për kalimin e projektligjit të SHISH nga ana e Partisë Demokratike i është shtuar dhe kreu i PSV’91. Petro Koçi në një intervistë për “Tirana Observer” shprehet se gjithë kjo zhurmë është një lojë e Sali Berishës për të tërhequr vëmendjen nga gjërat e tjera në vend.
Petro Koēi: Ligji i SHISH ėshtė njė lojė e Berishės pėr tėrheqjen e vėmendjes




Sipas Koçit nuk ka mundësi që kryeministri aktual të dalë kundër aleatëve më kryesorë të vendit siç është SHBA dhe NATO. Ndër të tjera ish-deputeti socialist flet dhe për krizën që ka përfshirë politikën shqiptare për më shumë se një vit.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, Koçi shprehet se PSV’91 nuk është në koalicion paraprak, por do të mbështesë kandidatët e majtë të dalë edhe nga Partia Socialiste. Ndër të tjera, Koçi kritikon dhe Ramën për afrimin në PS të figurave që nuk janë të lidhur me të majtën por që shqetësohen vetëm për bizneset e tyre. Në fund, Petro Koçi deklaron se vendit nuk i nevojitet një rotacion politik ku të ikë një palë dhe të vijë një palë tjetër si e para.

Cili është komenti juaj lidhur me sjelljen e Partisë Socialiste, që nga mbyllja e grevës së urisë? A i bashkoheni edhe ju mendimit së është humbur një rast për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Nuk mendoj se zgjedhjet e parakohshme do të përbënin një shans ndryshimi për vendin nëse ato zhvillohen me Kodin Zgjedhor antipluralist e monopolist në fuqi. Kriza politike aktuale nuk është produkt i cilësisë së munguar të procesit më të fundit zgjedhor, por rezultat i sistemit të kalbur politik konsensual që iu imponua qytetarëve në mënyrë arrogante në 21 prill 2008. Fatkeqësisht PS nga një parti antimonopol u bë pjesë e projektit antipluralist të monopolizimit të tregut politik. Një grusht njerëzish që kanë kapur financat e vendit imponuan tregun politik me monopolet e tyre financiare. Tashmë politika është kthyer në instrument imponimi antidemokratik në duart e më të pasurve pakicë. Nëse bëhen zgjedhje dhe fiton krahu tjetër i oligarkisë atëherë pse pala tjetër tashmë në pushtet, do ti bindet një verdikti të ri zgjedhor? Pa ndryshuar kodin nuk ndryshon Shqipëria!

Sipas jush si mund të kalohet kriza politike, a qëndrojnë kërkesat e opozitës për t’u hapur kutitë? Është kjo një kërkesë e sinqertë për transparencë apo thjesht për të mbajtur në tension politikën shqiptare?

E sinqertë ose jo, kërkesa e opozitës mbetet e drejtë. Por nuk është e plotë. Duhet një projekt katarsisi zgjedhor që përfshin :1. transparencën 2. ndëshkimin 3. ndryshimin e kodit. PSV e ka kërkuar publikisht ndërmarrjen e një projekti të tillë nga partia kryesore e opozitës, PS. Nga ana tjetër tensioni politik, i justifikuar me presionin për transparencë zgjedhore, i shkon për shtat interesave elektorale të opozitës në pragun e zgjedhjeve lokale.

A ka vendosur PSV’91 se si do të shkojë në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme? Do të jeni në koalicion sërish me LSI apo me PS-në?

PSV do të hyjë veçmas koalicioneve në zgjedhjet lokale, por do të bashkëpunojë për fitoren e kandidatëve të majtë për kryetarë bashkish apo komunash. Ne urojmë që PS të propozojë kandidatura të majta në fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në një pjesë të mirë të njësive vendore PSV do të përfaqësohet me kandidaturat e veta. Ndërsa për këshillat, sigurisht që kandidimi do të mbulojë gjithë territorin. Ne nuk jemi pjesë e asnjë koalicioni aktual.

Janë mbushur plot një vit që LSI është në koalicion me PD-në, pas kaq kohësh ndjeheni të zhgënjyer nga bashkëpunimi me Ilir Metën duke qenë se as nuk u shpërblyet dhe për më tepër votat tuaja i dhanë edhe një mandat të dytë Sali Berishës?

Nuk kemi kërkuar ndonjë shpërblim për kontributin tonë në bashkëpunim për një kod zgjedhor gjithëpërfshirës dhe për mbrojtjen e Kushtetutës së votuar nga qytetarët e sidomos nga socialistët. Vendimi i LSI për koalicion qeverisës me PD ka qenë autonom. Në fushatën tonë elektorale angazhimi ynë zyrtar dhe i pandryshuar ka qenë bashkëqeverisja me socialistët. Zgjedhjet i humbën edhe PS, edhe LSI edhe PSV.

Në një vit PD-LSI a ka ardhur momenti që Meta të rishikoj vendimin për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike?

Nuk besoj se janë zhvilluar kushtet të cilat mund ta shtyjnë LSI të dalë nga koalicioni. Gjithsesi, pavarësisht përplasjeve aktuale, dhe nëse PS ka nxjerrë leksione nga humbja e zgjedhjeve, ajo nuk duhet të thotë fjalën e fundit në fillim përsa i përket marrëdhënieve me LSI. Unë kam besuar se vendimi i LSI për të bashkëpunuar me Berishën ka qenë i vështirë. Koha do vërtetojë nëse kam pasur ose jo të drejtë. Nga ana tjetër jam 100% i bindur se “tradhtia” e Ilir Metës nuk ka të krahasuar me tradhtinë e PS për të privatizuar Republikën në duart e Sali Berishës apo të kopjes së tij në 21 prill 2008. Atë tradhti do ta paguajmë për vite të tëra nëse PS nuk ndërmerr projektin për rikthimin e demokracisë në përmbajtjen e Kushtetutës sonë.

Ditët e fundit është hapur një debat i madh në vend lidhur me një projektligj të PD-së për SHISH-in, sipas gjykimit tuaj përse këmbëngul Berisha për të ndryshuar ligjin pa u konsultuar as me SHBA as me NATO-n, as me opozitën dhe mbi të gjitha as me LSI si aleat kryesor të tij?

Berisha di të tërhiqet kur "duhet". Mua më duket akoma si një lojë kjo puna e SHISH me ngjyrë anti-NATO. Nganjëherë e shoh si një grackë për ti dhënë një “kënaqësi” opozitës. Kënaqësi apo fitore që mbulon marrëdhënie të nëndheshme. Saliu është bërë një politikan pragmatist tashmë dhe s’ma merr mendja ti lejojë vetes gafa anti-amerikane.

Nën zë Edi Rama ka pranuar se ndryshimet e Kushtetutës të dy viteve më parë kanë sjellë këtë situatë jo vetëm për PS-në por për gjithë politikën? Si mund të korrigjohet që sistemi politik të mos jetë kaq i polarizuar?

Na duhet një politikë me zë të qartë dhe angazhim korrigjimi. Rama duhet të kuptojë gjithashtu se pa larguar renegatët e së djathtës nga radhët e PS, vështirë të reformohet e majta dhe vështirë që ajo të adoptojë një program dhe alternativë ndryshe nga PD. E ritheksoj, pa një Kushtetutë të re dhe pa një Kod të ri elektoral nuk mund të ketë një Shqipëri ndryshe. Pa ndryshuar sistemi, spostimi nga opozita në pozitë i prapanicave politike, nuk sjellë ndryshimin në favor të qytetarëve, por vetëm zhvendosje të përfitimeve nga një grup prapanicash të një grupi tjetër. Me sistemin Berisha mbetet e pamundur qeverisja ndryshe, edhe sikur ai vetë të shkojë në opozitë.

Publikuar: 25.07.2010 | 15:19
Lexuar: 666 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime