E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo duhet të jetë modele, aktore ose prezantuese, padyshim e bukur, shumë e njohur në botën e shou-biznesit, ndërsa ai, nëse jo gjithmonë futbollist, të paktën të merret me sport.
Bukuroshet qė shoqėrojnė kampionet









Ajo duhet të jetë modele, aktore ose prezantuese, padyshim e bukur, shumë e njohur në botën e shou-biznesit, ndërsa ai, nëse jo gjithmonë futbollist, të paktën të merret me sport. Janë të freskëta rastet që na vijnë nga botërori e që e vërtetojnë më së miri këtë. Uelsi Shnajder, dhjetë ditë më parë, vuri kurorë në një ceremoni përrallore në Toskana me modelen e njohur holandeze, Yalanthe, që sipas tij i ka dhënë forcë të ecë përpara në të gjitha drejtimet.

Po ashtu edhe Iker Kasijal, portieri i kombëtares spanjolle, nuk e fshehu gëzimin për fitoren e Kupës së Botës dhe puthi në një transmetim direkt televiziv të dashurën e tij, gazetaren bukuroshe sportive, Sara Karbonero. Pjesa më e madhe e futbollistëve sot, në mos të martuar, janë të lidhur me vajzat më të famshme të botës së spektaklit. Europianet, gjithmonë kanë arritur pozicione për t'u admiruar në klasifikimet e grave më të bukura të sportistëve, e sidomos të futbollistëve. E para është Marta Çeketo, që ka dashur të saktësojë se nëse Toni u "divorcua" nga kampionati gjerman, lidhja me këtë bukuroshe funksionon për mrekulli. Lista vazhdon me Sonia del Pieron dhe Belen Rodriguez.

Ish e dashura venezueliane e Borriellos, tani e Fabrizio Koronës, mund të krahasohet denjësisht me elegancën e lindur të Hilari Blasit, ose ndryshe zonja Toti, akoma më e bukur pas lindjes së dy fëmijëve. Por, të tjerat nuk qëndrojnë pas. Ose më mirë, edhe të dashurat, të fejuarat apo bashkëshortet e tyre do të jenë në qendër të vëmendjes, për vetë faktin se "meshkujt" e tyre janë futbollistët më të mirë të vendeve që ata përfaqësojnë. Për francezët, që ndryshe nga Presidenti i tyre, Sarkozi, nuk synojnë te femrat "made in Italy", vëmendja drejtohet nga Noemi Lenor, zonja e rafinuar Makelele. Edhe holandezi Rafael van der Vart, do të ketë përkrah bionden e tij simpatike, Silvi Meise, e cila në Holandë ishte pothuajse në faqet e para të revistave gosip.

Kudo shkon shoku i saj, nga pas është edhe Oksana Anderson, e fejuara provokuese e futbollistit suedez, Kristian Uilhelmson apo Kolen Meklauglin, bashkëshortja e Uejn Runit dhe Elen Svedin, e magjishmja zonja Figo. Shumë bukuroshe edhe Sara Brandner, modele dhe e dashura e Bastian Shvajshtajger, njësoj si Elena Bonzani, prezantuese, modele, dhe e fejuara e Valon Behramit. Edhe modelja çeke, Alena Serdova, dhe portieri i Kombëtares Xhixhi Bufon, janë një tjetër çift për t'u adhuruar. Familjes së tyre i janë shtuar edhe dy fëmijë.

Po Kristiano Ronaldo? Nuk mund të mos përmendej ylli portugez i Realit të Madridit. Për numrin e madh të modeleve me të cilat ka dalë, padyshim që mban vendin kampion. E fundit është një ruse, bukuroshe me të cilën thuhet se do të martohet se shpejti. Kështu, në shumë vende të Europës binomi sportist-modele është i pandashëm prej vitesh, por nuk ngelen pas edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe këtu, pas çdo sportisti qëndron gjithmonë një grua, e bukur, modele, aktore apo prezantuese, edhe pse shpeshherë jo e njëjta. Në vend të parë qëndrojnë modelet, sidomos ish-lepurushet e "Playboy"-t, ndërsa pas tyre renditen prezantueset dhe aktoret.

Gianluigi Buffon & Alena Seredova
Nga Karol Alt te Viktoria Bekam, e përditshmja amerikane "Daily News" ka hartuar listën e grave më seksi të botës së sportit në Amerikë, nga kampionët e basketbollit tek ata të golfit. Në vend të parë renditet 47-vjeçarja Karol Alt, modelja dhe aktorja amerikane, e cila, pavarësisht se kohët e fundit ka humbur betejën ligjore për t'u divorcuar nga lojtari i hokejit, Ron Greshner, është ende në formë perfekte. Këtë e tregojnë më së miri edhe fotot sensuale që Karol ka bërë nudo për revistën "Playboy", që do të dalë në muajin dhjetor. Bukuri e pakundërshtueshme edhe ajo e Kendra Uilkinson, prezantuese televizive dhe gruaja e lojtarit të "Philadelphia Eagles". Sigurisht që në listë nuk mund të mungonte Viktoria Bekam, bashkëshortja e bukuroshit David, mesfushor i skuadrës së Milanit.

Që kur u transferua në Los Anxhelos, rreth tre vjet më parë, ish-"Spice Girls" ka qenë gjithmonë në faqet e para të tabloidëve amerikanë, për çdo detaj të jetës së saj, por sidomos për look-un dhe veshjen e rafinuar. Nënë e tre fëmijëve, bashkëshortja e Bekamit ka fizikun e një adoleshenteje. Gjithmonë në formë, pavarësisht gjendjes shpirtërore, ylli i "Los Angeles Lakers", Kobi Brajant, qëndron përkrah bukuroshes Vanesa, së cilës basketbollisti i dhuroi një unazë fejese me vlerë katër milionë dollarë, për shkak të suportit që ajo i dha në një nga momentet më të vështira të jetës.

Çifti ka dy fëmijë, ndërsa Vanesa duket gjithmonë e mrekullueshme me fizikun e saj. Këngëtarja Uilla Ford është shpirti binjak i lojtarit të hokejit, Majk Modano, që luan për "Ballas Stars", ndërsa aktorja Anxhi Harmon qëndron përkrah ish-yllit të futbollit, Xhezon Sehron. Edhe Karmelo Antoni i "Denver Nuggets", i martuar me bukuroshen portorikane, Lala Vaskuez, nuk ka përse të qahet. Nuk kemi se si të harrojmë kurrsesi çiftin Longoria-Parker. Bukuroshja e "Shtëpiake të dëshpëruara", me siguri që nuk mund ta përcaktojë veten si të tillë, përkrah basketbollistit simpatik dhe tërheqës të "San Antonio Spurs", Toni Parker.

Aktorja amerikane 33-vjeçare lidhi kurorë vitin e kaluar me Parkerin (pesë vjet më të vogël se ajo) në Paris, duke e cilësuar basketbollistin si dashurinë e jetës. Zërat për një ndarje mes të dyve dhe një shtatzëni të Evas ishin thjesht gënjeshtra, sepse çifti vazhdon të jetë më i dashuruar se kurrë, duke shijuar pushime anekënd botës. Gjithmonë në formë dhe e re, pavarësisht moshës, është çifti i formuar nga aktorja Xhanet Xhons dhe ish-kampioni i hokejit, Uajn Gretzki. (shqip)

Publikuar: 26.07.2010 | 15:29
Lexuar: 1129 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
dDeni$ii (19/08/2010 01:43:27) weee nr 1 c.ronaLdDoooooooo

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime