Megjithatë, ajo nuk e fsheh se ende nuk ka mundur të shërojë plagët e ndërprerjes së tmerrshme të lidhjes me aktorin, Ben Affleck. Aktori i mirënjohur e kishte lënë Jennifer-in para altarit.
Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ende nuk ka mundur ta tejkalojë poshtërimin dhe traumën që e ka përjetuar kur ish i dashuri i saj, Ben Affleck e kishte lënë vetëm disa çaste para martesës. Jennifer Lopez është në martesë të lumtur me këngëtarin Marc Anthonyn me të cilin i ka binjakët dyvjeçar Max-in dhe Emma-n.
Megjithatë, ajo nuk e fsheh se ende nuk ka mundur të shërojë plagët e ndërprerjes së tmerrshme të lidhjes me aktorin, Ben Affleck. Aktori i mirënjohur e kishte lënë Jennifer-in para altarit.
Askush deri më atëherë nuk ma kishte thyer zemrën, siç e ka bërë Ben. I shkatërroi të gjitha shpresat dhe ëndrrat e mia. Është ndjenjë e tmerrshme kur i fejuari të lë para tërë familjes, e pranoi 41-vjeçarja Jennifer, dhe sqaroi se këso poshtërimi kurrë më parë, e as më vonë, nuk e ka përjetuar.
Krenarinë e lënduar dhe traumat nuk mund ti shërojnë dhe largojnë as martesa stabile, me të cilën J. Lo shpesh krenohet, derisa duket se Ben Affleck e ka tejkaluar këtë gjë, dhe as që lodhet të mendojë për të. Ai lumturinë në dashuri e ka gjetur në martesën me aktoren Jennifer Garner të cilën e ka njoftuar gjatë realizimit të filmit Daredevil.