Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, tha se as që kanë ndërmend ta sjellin në radhët e tyre legjendën e Real Madridit, Raul. Sipas tij, as që i duhet Rauli.
Raul është lojtar i madh te Real Madridi, por nuk mendoj se është një lojtar që do ta sjellnim në Tottenham. Financiarisht mendoj se nuk do të ishte e mundshme një marrëveshje e tillë. Më pëlqen Luis Fabiano. Unë kam edhe caqe tjera, por do të isha gënjeshtar po që se nuk do të thosha se më pëlqen, ai është një top lojtar, tha Redknapp.